Diskutimi për inceneratorët në emisionin Opinion në Tv Klan ka shkaktuar debate të shumta mes të ftuarve. Një ndër to ishte edhe ai mes gazetares Fatjona Mejdini dhe Plarent Ndrecës për inceneratorin e Fierit.
Gazetarja u hodhi akuza ndaj Ndrecës dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj se po mbrojnë të korruptuarit, duke sjellë në vëmendje se SPAK është duke e hetuar këtë dosje.
Nga ana tjetër, Plarent Ndrecaj u kundërpërgjigj duke i kërkuar gazetares që të bëjë kujdes “me kë po flet”.
Fatjona Mejdini: E dini ju urën e Mbrostarit në Fier? Po mua më vjen keq se ju jeni përfaqësuese e shtetit, unë jam gazetare. Nuk mund të vini me këtë nivel të ulët të përgatitjes.
Plarent Ndreca: Vetëm për atë që tha, për të treguar se sa qesharake është gazetarja.
Blendi Fevziu: Ç’domethënë është qesharake?
Plarent Ndreca: Po nuk di vendin.
Fatjona Mejdini: Ju jeni një njeri që keni halle se ka nisur SPAK-u hetimet, këtë hall keni ju.
Plarent Ndreca: Çfarë halli kemi ne?
Fatjona Mejdini: Ju këtë hall keni. Se po mbroni njerëz të korruptuar. Ja këtë hall keni ju.
Plarent Ndreca: Goce, ki kujdes kur flet se me kë po flet. Me kë po flet? Ta provoj tani se je qesharake.
Fatjona Mejdini: Qesharake s’jam unë fare. Qesharak jeni ju që mundoheni të mbyllni….
Plarent Ndreca: Edhe ku kujdes kur flet se e ke kaluar…
Fatjona Mejdini: Jo jo ti e ke kaluar, bashkë me zonjën, i keni kaluar të dy. /tvklan.al