Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 30 qershorit/Meta:Stop gënjeshtrave të deputetëve Basha –Bardhi

2022/01/25 at 3:56 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shtyhet seanca për shkarkimin e Metës në Gjykatën Kushtetuese, arsyeja

META DEPOZITON KERKESEN KUNDER SHEMBJES SE TEATRIT NE KUSHTETUESE - Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dale nga Gjykata Kushtetuese pasi ka depozituar kerkesen per shpalljen antikushtetuese te ligjit per shembjen e godines se Teatrit Kombetar. Meta tha se “Nuk jemi rastesisht pa Gjykate Kushtetuese. Vendin pa Gjykate Kushtetuese e la Ramaforma.”/r/n/r/nMETA SUBMITS REQUEST AGAINST THEATER DEMOLITION AT CONSTITUTIONAL COURT - The President of the Republic, Ilir Meta, leaves the Constitutional Court after filing the request for the proclamation as unconstitutional of the law for the demolition of the National Theater. Meta said that "We are not by chance without the Constitutional Court. The country was left without the Constitutional Court by Ramaform."

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklarimet e bëra së fundmi nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmet Bardhi për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.


Në një postim në rrjetin social “Facebook”, presidenti Meta shkruan “stop gënjeshtrave të deputetëve Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për votimet e 30 qershorit 2019”.

Në një reagim të gjatë presidenti ditën e djeshme është njohur me disa gënjeshtra të përsëritura të deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi të mbajtura në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, por që kanë lidhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

“STOP GËNJESHTRAVE të deputetëve Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi për vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese për votimet e 30 qershorit 2019!

ÇMONTIMI I GËNJESHTRËS SË PARË!

Ditën e djeshme jemi njohur me disa gënjeshtra të përsëritura të deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi të mbajtura në një emision televiziv, lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022, por që kanë lidhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019. 

Zoti Bardhi në këtë intervistë ditën e djeshme deklaron se:

“…. Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme. Ka thënë se subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit që ta inicionte procesin në këtë gjykatë. Pra, gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes.”

Deputeti Bardhi nuk gënjen kur deklaron se:

–         Kjo gjykatë nuk i ka legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit; Nuk ka thënë se këto zgjedhje ishin kushtetuese apo të ligjshme; gjykata nuk i ka hyrë thelbit të çështjes. Këtu ai nuk gënjen.

Por deputeti Bardhi, GËNJEN kur me vetëdije të plotë dhe në mënyrë të përsëritur deklaron se Gjykata Kushtetuese na paska thënë se, “subjekti që vë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të ishte shoqata e bashkive, por presidenti i republikës, duke dhënë kështu mundësinë presidentit qe ta inicionte procesin në këtë gjykatë”.

E ftojmë zotin Bardhi, që të na e lexojë se në cilin paragraf Gjykata Kushtetuese e paska shkruajtur saktësisht atë që ai deklaron se gjoja po të ishte paraqitur kërkesë nga Presidenti, Gjykata do t’i shpallte antikushtetuese zgjedhjet e 30 qershorit?!.

Mjaft me GËNJESHTRA!

Deklarimet e zotit Bardhi janë të tejmbushura me gënjeshtra.

Nga njera anë shihet taktika e përsëritur 5-vjecare për t’i ikur përgjegjësisë që ka lidershipi i Partisë Demokratike për situatën e braktisjes së zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019, dhe nga ana tjetër deputeti Bardhi merr përsipër të gënjejë kësaj radhe edhe në emër të Gjykatës Kushtetuese.

Mjaftojmë ti citojmë zotit Bardhi, tre paragrafë (26, 61, dhe 73) të vet Gjykatës Kushtetuese, që t’ia shplajmë gënjështrat e qëllimshme:

Paragrafi 26.

“Gjykata, referuar objektit të kërkesës në shqyrtim, vëren se kërkuesja (pra shoqata e Bashkive të Shqipërisë) ka ngritur dy kërkime:

i pari lidhet me konstatimin si antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të zhvilluar në datën 30.06.2019, për rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve;

i dyti ka të bëjë me verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë për këto zgjedhje vendore.

Paragrafi 73.

“Për sa më sipër, Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja (pra shoqata e Bashkive) nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues”

Paragrafi 61.

“Për sa më lart, kërkimi për konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në datën 30.06.2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, mbetet jashtë juridiksionit kushtetues, ndaj Gjykata nuk mund të investohet në lidhje me këtë çështje. 

Gjykata Kushtetuese e shpalli veten jokompetente për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e proceseve zgjedhore në tërësinë e tyre.

Për qartësinë e të gjithëve, sipas vet Gjykatës Kushtetuese pavarësisht se kush subjekt mund të paraqiste një kërkesë për antikushtetutshmërinë e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019, ajo sërish do ta shpallte vehten si jo kompetente për mungesë të juridiksionit kushtetues.

Kjo gjithmonë sipas asaj që thotë vet Gjykata!!!

I rikujtojmë deputetëve Basha – Bardhi, që Presidenti i Republikës nuk është as subjekt zgjedhor, as përfaqësues i ndonjë partie garuese në zgjedhje, dhe as hyn në llojin e atyre institucioneve që kanë për detyrë që sa herë ka garë elektorale të ndjekë nëpër gjykata Partitë Politike, apo të mbrojë interesat e ndonjë force politike të caktuar.

Kjo është detyrë e vet forcave politike që pretendojnë se ekzistojnë për të shëndoshur dhe ruajtur demokracinë, dhe që duhet të bëjnë gjithçka për realizimin e një procesi zgjedhor kushtetues, për të ruajtur të pacenuar të drejtat themelore të qytetarëve që ata pretendojnë se përfaqësojnë, ku më themelorja të drejtën për të zgjedhur përmes një procesi votimesh të lirë, të fshehtë, të ndershëm dhe ndërmjet alternativave.

Pra kjo ka qenë, është dhe duhet të jetë detyrë primare dhe e Partisë Demokratike si forca kryesore opozitare në vend.

Presidenti i Republikës, ka për detyrë të ushtrojë kompetencat dhe rolin që i jep kushtetuta, ku ndër detyrat kryesore të tij si përfaqësues i unitetit të popullit është të mbikëqyrë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim.

Për këtë Presidenti nxjerr dekrete, që në rastin e zgjedhjeve vendore 2019, askush nuk guxoi t’ia sfidonte këto dekrete përpara ndonjë Gjykate, as përpara Gjykatës Kushtetuese.

Në mungesë të një vendimi të themeltë nga Gjykata Kushtetuese, dhe pas shpalljes së vetes si jo kompetente prej saj, Presidenti i Republikës i bindet vetëm Kushtetutës së Shqipërisë dhe interesit të qytetarëve shqiptar në ato 6 Bashki që sot janë pa kryetar”-shkruan Meta në postimin e tij në “Facebook”.



Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Referendumi/ Bardhi: Kanë votuar drejtues të LSI dhe drejtorë të emëruar nga Rama

Deklarata e Metës/Reagon Bardhi: Gjuha e Foltores e padenjë për Presidentin

LSI Durrës: Djali i Lefter Kokës vendosi kamera e përgjues në zyrat tona

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ LSI dorëzon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ-ve

L’Unità/Kur legjenda e futbollit shqiptar Kryeziu shprehej për derbin Roma-Lacio

L’Unità/Kur legjenda e futbollit shqiptar Kryeziu shprehej për derbin Roma-Lacio
















TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com