Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviçin

2022/01/19 at 8:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeministri malazez shkarkon Dritan Abazoviçin

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, ka kërkuar shkarkimin e Dritan Abazoviçin nga posti i zëvendëskryeministrit.


Krivokapiç tha se këtë kërkesë e ka dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi dhe ka propozuar që ministri i Financave dhe Kujdesit Social, Millojko Spajiç të emërohet në postin e zëvendëskryeministrit.

Në letrën dërguar Kuvendit, Krivokapiç kërkoi që më 3 shkurt të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për shkarkimin e Abazoviçit dhe zgjedhjen e Spajiçit.

Ky njoftim vjen disa orë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesimin e Qeverisë së Krivokapiçit.

Kjo nismë është nënshkruar nga anëtarët e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, Lëvizja Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës si dhe partitë opozitare Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

“Kjo nismë do të tregojë nëse Qeveria aktuale e ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, por edhe për modelin e propozuar për krijimin e një qeverie të pakicës”, tha Ura.

Ura dhe CIVIS më 17 janar shpalosën propozimin e tyre për krijimin e një qeverie të pakicës si model për tejkalimin e krizës politike në Malin e Zi.

Këto dy parti janë pjesë e koalicionit aktual qeverisës, ku bëjnë pjesë edhe partia pro-serbe, Fronti Demokratik dhe Demokratët dhe kanë 41 ulëse nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi.

Partia e Gjukanoviçit ka thënë se do të përkrahë çdo nismë që çon në largimin e Qeverisë së Krivokapiçit.

Për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi kërkohen votat e 41 deputetëve. Me mbështetjen e partisë së Gjukanoviçit, që ka 30 deputetë në Parlamentin malazez, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm të votave për një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Qeveria e Krivokapiçit, e cila ka një votë më shumë se sa duhet në Kuvend, ka humbur mbështetjen e shumicës qeverisëse, kryesisht të partisë pro-serbe, Frontit Demokratik (DF).

Megjithatë, Fronti Demokratik nuk ka nisur asnjëherë një nismë formale për të shkarkuar Qeverinë, e cila nuk ka pasur mbështetjen e kësaj partie që nga mesi i vitit të kaluar.

Ndër të tjera, DF-ja nuk është pajtuar me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe me shkarkimin e ministrit Vlladimir Lleposaviç për shkak të mohimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Qeveria e Zdravko Krivokapiçit u zgjodh më 4 dhjetor 2020 me votat e Frontit Demokratik, Demokratëve dhe Lëvizjes Qytetare Ura si qeveria e ekspertëve, kurse i vetëm politikan në të është kreu i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviç.



Ju sugjerojmë

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit
Bota

Iran, nis zyrtarisht ceremonia 6-ditore e varrimit të Khameneit

4 Korrik, 2026 1:44 pm
Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kryesore

Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë

4 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Video/Si e parashikoi Rama situatën në PD 4 vite më parë?Paralajmërimi për Bashën

Video/Si e parashikoi Rama situatën në PD 4 vite më parë?Paralajmërimi për Bashën

Yuri Kim: Korrupsioni është kancer! SHBA po ndërmerr hapa për ta parandaluar

Ambasadorja Kim: Zyrtarët e lartë nuk mund të presin më imunitet ndaj drejtësisë

Kim tregon se ku u mblodhën provat për të shpallur “non grata” Berishën

Kim tregon se ku u mblodhën provat për të shpallur “non grata” Berishën
















TE FUNDIT

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
4 Korrik, 2026

Sot mbahet dita e 35-të e tubimit në Tiranë. Protestuesit janë mbledhur si gjithmonë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas...

Lexo më shumë

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
4 Korrik, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit...

Lexo më shumë

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
4 Korrik, 2026

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra...

Lexo më shumë

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
4 Korrik, 2026

Dronët ukrainas kanë goditur gjatë natës një terminal nafte në Portin e Shën Petersburgut, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}