Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka drejtuar një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.
Në kërkesën e bërë publike në mediat kosovare shihet se seanca është kërkuar të zhvillohet nesër në orën 14:00.
Ndërsa theksohet fakti se do të ketë diskutim në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Kosovës.
“Në përputhje me nenin 69, paragrafi 4, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38, paragrafi 2b, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00”, thuhet në kërkesën e Kurtit.
Më herët Kurti është shprehur se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”.