Ardit Luli 21-vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal është vënë në pranga ditën e sotme në Lezhë.
Policia bën me dije se i riu mbante armë pa leje në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik me 2 krehëra dhe 132 fishekë luftarak.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se 21-vjeçari është përkrahës i autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 13.11.2021, në një lokal në Zejmen, Lezhë, ku hynë të armatosur disa persona të maskuar, mes të cilëve edhe Ramazan Rraja.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit Ardit Luli.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”./Opinion.al