Është ndarë nga jeta Muhamet Kondi, babai i këngëtarëve Dr. Flori dhe Alban Kondi.
Ndër miqtë, ka qenë edhe Turjan Hysko i cili përmes një postimi në rrjetet sociale i ka kushtuar atij një dedikim. Në fjalët e tij, ndër të tjera Hysko shprehet se tashmë ai do të bashkohet me Floranin të cilin aq shumë e donte.
“Xhaxhi Met atje te pret Florani qe e doje e te ngjante aq shume! Per te gjithe ne do mbetesh doktori i madh ne familjen Kondi! Nje burre fisnik, i mençur, pozitiv, me librat e tu te pafundem, muziken klasike dhe vreshtat fiks si te kishe ardhur nga nje tjeter epoke! Lamtumire shahisti qe nuk e mposhta asnje here! P.s Sa here me pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjeten talentin dhe miresine, u them: Mjafton te njihni baben e vet”, shkruan ai./Opinion.al