Ish-kryeministri Sali Berisha ka përfunduar mbledhjen me grupin e Rithemelimit të PD-së, në selinë blu dhe tashmë po zhvillon një konferencë për shtyp.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo është konfereca më e veçantë e karrierës së tij politike.
“Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime 30 vjecare, ju garantoj se kjo konferencë është më e veçanta e të gjitha të tjerave që kanë qenë.
Kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike si monument lirie, e grave, vajzave, djemve e burrave të lirë, që në kundërshtim, përballje me narkoshtetin dhe nomenklaturën apo thënë më troç me peng kryetarin por dhe presione të tjera të pandershme, ngrihen si viganë në një Kuvend të lirë dhe vendosin të shndërrojnë PD në shtëpinë e lirisë.
Vendosin të rikthejnë fuqishëm pluralizmin politik në Shqipëri. Ju garantoj se pas themelimit të PD në 1990, ky Kuvend ishte Kuvendi më perëndimor në rrafshin e vlerave që sanksionoi në Kushtetutën e PD-së. Jehona e këtij Kuvendi sic ishte unik në llojin e tij”, tha Berisha i cili në krah ka zëdhënësen e “Foltores” Floriana Garo.