Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkelje me tenderat/Në pranga nënkryetari i Bashkisë Lushnje dhe drejtori

2021/12/13 at 12:41 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkelje me tenderat/Në pranga nënkryetari i Bashkisë Lushnje dhe drejtori

Është arrestuar nënkryetari i bashkisë së Lushnjes Gentian Nushi, i cili dyshohet për veprën “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe drejtori i Prokurimeve Leonard Sefa.


Mësohet se Gentian Nushi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Sefa, drejtori i Prokurimeve akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Kujtojmë se në korrik të këtij viti u arrestua edhe kryetari i Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

“Në vazhdim të hetimeve të procedimit penal nr.199 datë 22.07.2020, nga Prokuroria e Posaçme janë grumbulluar prova nëpërmjet të cilave vërtetohet tej dyshimit të arsyeshëm se: në procedurën e prokurimit publik, me fond limit 23.251.340 pa TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, janë të përfshirë në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme edhe nëpunës të tjerë publik të Bashkisë Lushnje.

Në këtë procedurë prokurimi, të zhvilluar nga NPP Bashkia Lushnjë, në vitin 2020, janë evidentuar shkelje ligjore, te kryera edhe nga shtetasit G. N., me detyrë N/Kryetar Bashkie dhe L. S., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, të cilat formojnë elementët e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Personat nën hetim G. N. dhe L. S. në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim, Kryetarin e Bashkisë F.T., drejtorin e kësaj ndërmarrje F. P., etj., kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO – ALB shpk, me përfaqësues B. M., duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Gjithashtu personat nën hetim G. N. dhe L. S. kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje, sikurse janë:

“Blerje Asfaltonetoni – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 30 muaj”;

“Blerje materiale elektrike – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara- me afat 24 muaj”;

“Blerje betoni dhe tombino – Marrëveshje kuadër – me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 24 muaj”,

Në të gjitha këto procedura prokurimi është konstatuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumenteve të këtyre tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer nga personat nën hetim G. N. dhe L. S. dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së, duke kryer një procedurë fiktive, të organizuar dhe ekzekutuar nga personat nën hetim G. N. dhe L. S., dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuara dhe me oferta më të larta financiare.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.101 datë 11.12.2021 ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasit:

G.N., me detyrë Nën/Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

L.S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Prokurimeve në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

Sot në datën 13.12.2021, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.101 datë 11.12.2021.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit nr.483 datë 12.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar”-thuhet në njoftim./Opinion.al

Etiketa: arrestohet nenkryetaribashkia lushnjedrejtorii prokurimeve


Ju sugjerojmë

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Para
Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Arrestohet në Itali ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Noka i kërkon “llogari” Nanos: Pse rrethuat PD-në më 11 Dhjetor

Noka i kërkon "llogari" Nanos: Pse rrethuat PD-në më 11 Dhjetor

Miratohet transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania, ja procedura

Miratohet transferimi i të burgosurve shqiptarë nga Britania, ja procedura
















TE FUNDIT

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
29 Tetor, 2025

Ushtria izraelite thotë se ka kryer një sulm të ri në Gaza, një veprim që do të rrisë më tej...

Lexo më shumë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com