Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ankesë anonime, shkarkohet drejtoresha e kopshtit

2021/12/10 at 9:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ankesë anonime, shkarkohet drejtoresha e kopshtit

Një qytetare i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar një rast të heqjes padrejtësisht nga puna.


Lytfie Belba tregon, se ka 6 vite si edukatore dhe prej Prillit të vitit 2021 ka qenë drejtoreshë e kopshtit “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan, që tani quhet kopështi “Borëbardha”. Një ditë u vonua 4 minuta në punë, erdhi nënkryetarja e Bashkisë Kamëz dhe e detyroi të ikte në shtëpi.

5 ditë më vonë i vjen urdhri i largimit nga puna, me pretendimin e moszbatimit të etikës në punë. Zonja kërkoi shpjegime, por nuk u prit nga askush. Kërkoi të qëndronte si edukatore, por as këtë nuk ia lejuan.

Në këto kushte, Lytfie Belba është drejtuar tek drejtori i arsimit parashkollor në bashkinë Kamëz, për të marrë një arsyetim për largimin nga puna, por ai e ka drejtuar në instanca më të larta.

Denoncuesja: Ku janë bazuar këta, që më kanë hequr nga puna?

Drejtori: Po e ke këtu të cituar. Konkretisht e ke të shkruajtur. Po cfarë, se si është… Se s’po të flas për të kaluarën.

Denoncuesja: Ku janë bazuar? Unë ku të shkoj, ta kërkoj këtë të drejtë?

Drejtori: Po ti shko kërkoje tek burimet njerëzore! Shko në vend tjetër! Ku di unë. S’jam unë për ktë pjesë. Unë të them…Ti thua “pse s’e kam të specifikuar”. E ke të specifikuar “Moszbatim i kodit të etikës profesionale në institucion”.  Mund të ankohesh në instanca të tjera përkatëse! S’jam unë instanca përkatëse.

Denoncuesja: Ju jeni drejtori i arsimit.

Drejtori: Unë jam drejtori i arsimit. Dhe ca? Do të jap unë rrugëzgjidhje për shkresat dhe ankesat dhe vërejtjet, që ke marrë më para?

Denoncuesja: Po mua nuk më ka ardhur asnjë ankesë më para.

Drejtori: Zysha, për të kaluarën, s’di ctë them.

Kërkesa e Lytfie Belbës është të dalë e vërteta e pushimit të saj padrejtësisht nga puna si dhe të rikthehet në vendin e saj të punës si edukatore.

Për të sqaruar procedurën e largimit të zonjës u drejtuam në bashkinë Kamëz për të biseduar me kryetarin, Rakip Suli.

Kryetari: Si edukatore nuk ka pranuar dhe ka ardh tek ju. Uroj ta zgjidhi!

Gazetarja: Nuk ka pranuar të qëndrojë edukatore?

Kryetari: Edukatore që nesër. Edukatore, ë? Apo jo? Është shkarku si drejtoreshë.

Gazetarja: Tani, ju lutem! Ju ka kërkuar si edukatore?

Drejtori: Nuk ka ardhur fare sot.

Gazetarja: Tani po më hidhni hi sy për sy.

Kryetari: Vërejtja e parë është bërë më 02.06.2021. (Në këtë datë është bërë ankesa dhe jo vërejtja).

Gazetarja: Cila është vërejtja e parë?

Kryetari: Po ku jam mbështet më shumë unë? Tek kjo.

Gazetarja: Për çfarë e ka marrë vërejtjen e parë?

Kryetari: Tek kjo shkresë më tepër. Pse qesh?

Gazetarja: Ka ardhur një ankesë, që nuk ka ardhur me emra? Kush janë personat? Të paktën…

Kryetari: Janë në protokoll.

Gazetarja: Ka marrë një vërejtje për këtë? Ku e ka vërejtjen?

Burimet Njerëzore: Po, është bërë propozimi për masën.

Gazetarja: Është bërë propozimi? Vetëm propozimi? Ka marrë vërejtje?

Kryetari: E ndan gjykata. Nuk e ndajmë unë e ti.

Gazetarja: Juve ju vjen një ankesë dhe në bazë të kësaj ankese, është bërë e gjitha?

Kryetari: Jo një ankesë. Janë ato fëmijë, që s’pranojnë asnjë person, individ, që mos jetë në standardin e duhur.

Gazetarja: Ju e keni provuar? Keni qenë aty të kontrolloni, se si kjo zonjë flet me stafin?

Kryetari: S’jam kontrollor unë.

Gazetarja: Janë drejtuar? E kanë provuar? Kanë mbajtur një proces-verbal, sesi i flet stafit të saj?

Kryetari: Patjetër!

Gazetarja: Pse nuk ia keni vendosur zonjës në dispozicion?

Kryetari: Janë burimet. S’është duk fare. Ka ikur. S’du me bo avokatin e këtyre fare. E para: sjellja brutale, bajraktarizëm me administratën. Dy: moskomunikim me qytetarët.Tre: debate në sy të fëmijëve, ku fëmija në letrën e bardhë, ku ne japim mesazhe pozitive dhe ajo shkon e bën debate me kuzhinierin, me sanitaren, me edukatoren, në prezencë të fëmijëve, në klasa.

Gazetarja: Po ju po thoni diçka, që as nuk i keni të provuara. Unë mund t’ju vij gjithë ditën dhe t’ju them, që drejtori ka thënë kështu, kështu. Ju do e hiqni nga puna atë vetëm, se ju them unë?

Kryetari: E vendos gjykata.

Gazetarja: Ju do e hiqni nga puna atë vetëm, se ju them unë?

Kryetari: Është edukatore. Edukatore të vazhdojë!

Për gjithë procedurën e ndjekur kundrejt zonjës Lytfie Belba, sigurisht duhej një mendim eksperti ndaj “Stop” foli me Ndriçim Mehmetin, i cili është një specialist arsimi. Ai thotë se që në vitin 2009 është dhënë urdhër, që mos të merret për bazë asnjë ankesë anonime. Sipas tij, ka një procedurë, në bazë të së cilës ndodh shkarkimi./ TV Klan



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Ikën edukatorja profesioniste, në detyrë me të mesme bujqësore

Ikën edukatorja profesioniste, në detyrë me të mesme bujqësore

Zhvillimi i Qëndrueshëm në Shqipëri/Vodafone Albania krah OKB-së

Zhvillimi i Qëndrueshëm në Shqipëri/Vodafone Albania krah OKB-së

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi 11 nëntor, shenjat më me fat
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}