Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se do të ketë hapa ligjorë për cilindo që ka vendosur logon e partisë në dokumenta të caktuar. Këtë deklaratë Bardhi e bëri në një dalje për mediat, ndërsa u pyet lidhur me kartat e anëtarëve të përgatitura për kuvendin e datës 11 Dhjetor.
“Ka një hap ligjor për cilindo që ka vendosur logon, stemën e PD pas asnjë autorizim të organeve të PD-së. Për këtë do të keni informacion shumë shpejt”, u shpreh Bardhi. Gjithashtu ai deklaroi se hapa të caktuar do të ketë edhe për 11 kryetarët e degëve të cilët nuk kanë ushtruar përgjegjësinë e tyre lidhur me kuvendin e 18 Dhjetorit. Bardhi tha se sekretariati ka hartuar raportin dhe do të thërrasë kryesinë e partisë për vlerësimin e situatës ndaj tyre./Opinion.al