Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetari fiton gjyqin dhe merr paratë e aksidentit,avokati i kërkon 50% të shumës

2021/12/08 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetari fiton gjyqin dhe merr paratë e aksidentit,avokati i kërkon 50% të shumës

Një qytetar nga Tirana i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar dy avokatët Ndue Gjelaj dhe Miranda Sinanaj, pasi i mbajnë peng dosjen.

E gjithë historia ka nisur në vitin 2021, kur qytetari i mori ata si përfaqësues ligjorë për rastin e një aksidenti. Ai doli i pafajshëm nga prokuroria dhe çështja nuk shkoi fare në gjykatë.

Për këtë mbrojtje ligjore, avokatët kërkuan 20% të shumës që do të merrej. Nga aksidenti qytetari mori rreth 2 milionë Lekë të vjetra dhe 8 milionë të tjera të vjetra nga kompania për sigurimin e shëndetit.

Por tani avokatët kërkojnë 3 mijë Euro. Në fillim kishin kërkuar 20% të shumës, pastaj e bënë 50%, gjë që nuk është firmosur nga denoncuesi.

“Jam një qytetar nga Tirana. Denoncoj veprimet e dy avokatëve Ndue Gjelaj dhe Miranda Sinanaj, pasi më mbajnë dosjen peng. E gjithë historia fillon në datën 5.6.2021 kur unë i kam marrë për përfaqësim ligjor me anë të një prokure për rastin e një aksidenti rrugor të ndodhur në datën 4.5.2021 dhe unë rezultova i pafajshëm. Më kanë përfaqësuar dy herë në Prokurori, sepse çështja nuk kishte nevojë të shkonte në gjykatë. Nuk kisha bërë asnjë kontratë, vetëm kisha rënë dakord në fund të përfaqësimit 20% të shumës që ta marri avokati vetëm gojarisht e pashkruar në kontratë. Kam tërhequr dëmshpërblimin nga kompania e sigurimeve për vlerën e mjetit 1 milionë e 950 mijë Lekë të vjetra. Ata më kërkuan 3 mijë Euro. Kisha edhe siguracionin shëndetësor. Për shkak të dëmtimeve jam paguar në vlerën 8 milionë Lekë të vjetra. Më kërkuan për të shkuar për të bërë para noterit një kontratë noteriale. Me gojë më thanë 20%, pastaj kur shkova te noteri ishte 50%. Edhe nuk e firmosa. Unë nuk isha dakord për këtë vlerë”, thotë denoncuesi.

Por tani avokati nuk i dorëzon dosjen qytetarit. Në këto kushte avokati kishte bërë padi në Gjykatën e Shkallës së Parë Kurbin dhe e humbi gjyqin, por pas dy javësh bën sërish padi.

“I kam çuar dy herë njoftim me postë. Përgjigjia jam me pushime. Edhe tjetra pas 10 ditësh, prapë me pushime. Ndërkohë që ka kryer veprime të tjera përfaqësimi, padi në gjykatë. Më ka bërë padi në Gjykatën e Kurbinit për dëmshpërblim në vlerën 3 mijë Euro për ndihmë juridike. U vendos rrëzimi i kërkesës së palës paditëse Ndue Gjelaj dhe Miranda Sinanaj për sigurimin e padisë nëpërmjet vendosjes së sekuestros konservative të pasurisë së të paditurve, kërkesë e pabazuar në ligj e në prova. Shpenzimet gjyqësore lidhur me kërkesën e padisë i ngarkohen palës paditëse. Bën një kërkesë padi tjetër. Prapë për dëmshpërblimin 3 mijë Euro. Ta shkojmë çfarë do të vendosë gjykata. E gjithë kjo zallamahi fillon pas revokimit të prokurës. Avokatët e mi nuk e pranojnë revokimin e prokurës, nuk e njohin atë pavarësisht shkresave që unë u kam dorëzuar me postë për revokimin e prokurës. Është paraqitur me përfaqësim pa tagër me të njëjtën prokurë të cilën unë e kam revokuar më datë 9.8.2021 në kompaninë e sigurimeve. Kompania e sigurimeve i ka kthyer një përgjigje më datë 27.8.2021 ku nuk e njeh si përfaqësues ligjor timin dhe i thotë për të vazhduar komunikimin me qytetarin duhet të paraqisni një prokurë tjetër të posaçme ku të keni të drejta përfaqësimi. Për këtë arsye ata mbajnë peng dokumentacionin. Kërkoj nga Stop dosjen time”, shprehet qytetari denoncues.

Në një komunikim me gazetaren e “Stop”, avokati Ndue Gjelaj shprehet se do paratë pasi aq e ka pazarin. Po kështu dosjen nuk ka ndërmend ta dorëzojë.

Avokati Ndue Gjelaj: Unë, aq m’kushton shërbimi mu! Edhe kam pre faturën dhe ia kam deklaru tatimeve. Kaq! S’ka nevojë të kem kontratë! Kaq m’kushton mu shërbimi.

Ndërsa gazetares së Stop i përgjigjet me ironi nëse po bën avokaten e qytetarit denoncues.

Avokati Ndue Gjelaj: Tani, ti po ban avokatin e qytetarit, apo si është puna? Ku hyn ti? Më fal, ku hyn ti në këtë punë? A jemi në gjykatë? Të lutem a jemi në gjykatë ne? Se ç’a bëj unë, e zgjidh gjykata, moj zonjë! Më lër në punën time dhe mos më shqetëso! Dakord? Hajde! Mos m’shqetëso! Shko e merri atje n’ gjykatë dokumentet edhe bëj c’të duash me qytetarin dhe c’të duash ti! Shko merri në gjykatë! Çoji faturën edhe bëhu avokati i qytetarit! Ok, hajde!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
Para
Mashtrimi i policisë, përdor makinën e sekuestruar të qytetarit për të patrulluar

Mashtrimi i policisë, përdor makinën e sekuestruar të qytetarit për të patrulluar

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Korçë/ Temperatura të ulëta, humb jetën emigranti në malin e Moravës

Korçë/ Temperatura të ulëta, humb jetën emigranti në malin e Moravës

TE FUNDIT

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
6 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetase kineze për shfrytëzim...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për pozicionin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com