Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lira turke në kursin më të ulët historik, Erdogan nuk dëgjon

2021/12/04 at 11:22 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Erdogan bisedon me talebanët: S’e kemi luksin që të qëndrojmë duarkryq

Lira turke ka rënë aq shumë sa kurrë ndonjëherë. Megjithatë Presidenti Erdogan vazhdon kursin e politikës së përqindjeve të interesit. Pasojat janë fatale. Banka Qendrore ka ndërhyrë tani në tregun e valutave.


Për shkak të krizës ekonomike Turqia është duke ngrirë nga të ftohtët. Kostot e lëndëve të para dhe të energjisë janë rritur në maksimum dhe shumë turq i ngrohin shtëpitë me qymyr ose dru, sepse gazi është kthyer në luks të kushtueshëm. Arsyeja për rritjen e çmimeve në tregun e energjisë ka të bëjë me krizën e monedhës turke, e cila ka tre vjet që po vazhdon.

Inflacioni i lartë prej 29 përqindsh e ka vënë nën presion të madh lirën turke. Prej vitesh monedha turke ndodhet në rënie, por tani është duke rënë praktikisht përditë. Këtë javë Banka Qendrore turke e humbi durimin dhe ndërhyri në tregun e valutave, për herë të parë që prej shtatë vitesh. Ky hap bllokoi të paktën paraprakisht rënien e mëtejshme të lirës, por sa afatgjatë do të jetë rezultati pritet të shihet.

Banka Qendrore ka shkaktuar rrënimin e lirës

Kjo do të ishte e rëndësishme për presidentin Recep Erdogan, sepse tek popullsia turke po rritet indinjata për politikën e tij të inflacionit turbo dhe për mosvendosjen nën kontroll të lëkundjes së çmimeve. Ndërhyrjet shpëtuese të qeverisë turke, si me politikën ekonomike ashtu edhe me politikën monetare kanë shkuar kot. Pavarësisht nga kjo, Banka Qendrore turke vendosi në mënyrë të pazakontë me urdhër të Erdoganit që të ulë përqindjen e interesit nga 16 në 15 përqind. Në muajin tetor, Banka, që duhet të mbrojë monedhën pati ulur me dy pikë përqindjet e interesit.

Ulja e përqindjeve të interesit gjatë inflacionit, është hap i pazakontë për shkollat ekonomike. Normalisht gjatë inflacioneve të larta Bankat Qendrore e rrisin përqindjen e interesit. Ashtu siç parashikuan shumë ekspertë, lira turke ra mbas uljes së përqindjes së interesit. Ndërkohë në tregje për një dollar amerikan paguhen 14 lira. Kjo do të thotë se që nga fillimi i këtij viti monedha turke është zhvleftësuar me 45 përqind.

Erdogani nuk dëgjon

Kursi ndikohet shumë nga Erdogani, i cili është kundërshtar i shpallur i përqindjeve të larta të interesit. Presidenti turk ka ndërruar shpesh drejtuesit e Bankës Qendrore, sa herë që ata nuk kanë zbatuar axhendën e tij të politikës monetare. Megjithëse ulja e përqindjeve të interesit, ka nxitur zhvleftësimin e lirës, ai nuk lëviz nga motoja e tij: „Përqindjet janë shkaku, inflacioni është rezultati”.

Erdogani përsëriti së fundi në televizonin shtetëror TRT: Turqia ul përqindjet kryesore të interesit në mënyrë që të nxisë investimet, punësimin, prodhimin dhe zhvillimin. Ai përsëriti kështu bindjen e tij, se përqindjet e larta shkaktojnë rritjen e çmimeve. Ai nuk distancohet nga ky model ekonomik.

“Kartëmonedhat e dollarit poshtë jastëkut”

Ekonomisti Soner Kuru kujton se si tregu edhe njerëzit e kanë marrë vesh tani se ulja e përqindjeve do të vazhdojë për një afat të gjatë. “Tani njerëzit mundohen të bëjnë gjithçka për të shpëtuar paratë e tyre nga inflacioni. Por edhe sikur kursimtarët të blenin vetëm flori, indirekt kjo do të çonte në rritjen e kursit të këmbimit,” sepse edhe metalet e çmuara varen nga dollari, shpjegon ai.

Që prej vitit 2013 njerëzit në Turqi janë duke u konfrontuar me rritjen e vazhdueshme të çmimit të dollarit, thotë Kuru. Gjithnjë e më shumë njerëz do të mundohen tani që të sigurojnë pasurinë e tyre me ndihmën e valutave. “Në të ardhmen njerëzit do të flenë duke pasur më shumë kartëmonedha dollari nën jastëk,” thotë Kuru. “Ne ndodhemi në një kohë kur edhe njerëzit që nuk kanë bërë ndonjëherë biznese me dollarin, shohin tani tek kjo monedhë një xhep të sigurt.”

Rritje ekonomike me çdo kusht

Përveç kësaj Erdogani theksoi dje se pret që këtë vit në Turqi të ketë rritje të madhe ekonomike. Të paktën dhjetë përqind e prodhimit të brendshëm bruto në vend, tha ai. Treguesit kryesorë për koniunkturën turke janë shumë të fortë dhe vendi pret aktualisht investime afatgjata nga vendet e tjera.

Ndërkohë që zhvleftësimi i monedhës brenda vendit ka shkaktuar probleme, eksportuesit dhe investitorët e huaj kanë përfituar nga lira e dobët. E varur pjesërisht prej saj, rritja ekonomike e ekonomisë turke, mund të shihet: Sipas të dhënave të Institutit turk të statistikave (TÜiK), ekonomia turke është rritur në tremujorin e dytë të 2021 me 21,7 përqind, nivelin më të lartë të rritjes ekonomike që nga viti 1999. Një zhvillim që nuk shihet në xhepat e popullsisë turke. Çmimet e ushqimeve janë rritur shumë muajt e fundit dhe kanë rritur zemërimin nëpër pazaret turke./DW

Etiketa: erdoganlira turke


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

30 Dhjetor, 2025 9:44 am
Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
Aktualitet

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

30 Dhjetor, 2025 9:37 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

30 Dhjetor, 2025 8:44 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 30 dhjetor 2025

30 Dhjetor, 2025 8:03 am
“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm
-U tha në Opinion

“SPAK tepër i rëndësishëm për SHBA”, Rexhaj: Dështimi është i papranueshëm

29 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK, Klodiana Lala: 34 kontrolle për njerëzit më të besuar të Ballukut

29 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…
-U tha në Opinion

Klodiana Lala:Ergys Agasi financoi drejtorin e Policisë së Shtetit, emëroi 70% të…

29 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun

29 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së
Kryesore

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

29 Dhjetor, 2025 9:10 pm
“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra
Bota

“Ukraina sulmoi shtëpinë e Putinit”- Zelensky i përgjigjet akuzave ruse: Gënjeshtra

29 Dhjetor, 2025 8:58 pm
Para
Apartamentet në Tiranë më të shtrenjta se në Vjenë, Madrid e Stamboll

Hapen të hënën aplikimet për kredi të buta, kush mund të përfitojë

Yuri Kim takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Hedhja e shortit për anëtarët e KED, Kim: Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon

Kola bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit?Familjarët:Kemi oraret e kamerave  

Kola bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit?Familjarët:Kemi oraret e kamerave  
















TE FUNDIT

Pas protestave, rifillon gradualisht furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës

Auto-Skicë
30 Dhjetor, 2025

Pas protestave të qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar...

Lexo më shumë

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen

Festa e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës plan masash për sigurinë dhe lëvizjen
30 Dhjetor, 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve të...

Lexo më shumë

Kushte atmosferike të thata e të ftohta, parashikimi i motit për këtë të martë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
30 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i...

Lexo më shumë

Horoskopi, 30 dhjetor 2025

Horoskopi, 12 prill 2025
30 Dhjetor, 2025

DASHI Po kaloni disa ditë të vështira: keni qenë duke u grindur me diçka ose dikë! Kjo nuk është e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com