Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar nga ‘foltorja’ e Bajram Currit i ka drejtuar një mesazh Bashës, duke e akuzuar për presione dhe premtime postesh ndaj delegatëve në qeverinë e PS.
Berisha tha se Basha është marrë peng nga qeveria socialiste, teksa theksoi se demokratët do i rrëzojnë së bashku.
‘Po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorësh zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër. Në tetë vite peng kryetari na çoi nga dështimi në dështim një kampion humbjesh dhe dështimesh. Faktikisht me qëndrimet e tij defaktorizoi PD dhe e çoi atë në para alternativës të jetë a të mos jetë. Dy vitet e fundit, peng kryetari me një grusht vasalësh dedirmenësh etj. po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër”,-tha Berisha./Opinion.al