Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I akuzuar për 5 vepra penale, Gjykata pushon çështjen për ish-zyrtarin e Kukësit

2021/10/21 at 11:26 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për 5 vepra penale, Gjykata pushon çështjen për ish-zyrtarin e Kukësit

Edhe pse akuzohej për pesë vepra penale, gjykata ka pushuar çështjen për ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Abedin Oruçi, i cili kundërshtoi me dhunë dhe kanosi me armë punonjësit e policisë, të cilët shkuan për ta arrestuar.

Ngjaja ka ndodhur nënmonitroimin e kamerave të një biznesi dhe në prani të shumë dëshmitarëve. Por pavarësisht kësaj, prokurori kërkoi pushimin e procedimit penal ndaj tij dhe gjykata e aprovoi këtë kërkesë më 18 tetor të këtij viti.

Oruçi u akuzua për “ndërtim i paligjshëm”, “kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “kanosje për shkak të detyrës” e “armëmbajtje pa leje” dhe ka pothuajse një vit në arrati.

Vendim për pushimin e çështjes dhe pezullim të masave shtrënguese, gjykata ka marrë edhe për Ermir Markaj, Eglant Ollomanin, Gazmend Oruçin, Besmir Muçmatan, Zekria Shehun dhe Behar Durakun të cilët po ashtu kundërshtuan policinë gjatë ndërhyrjes se saj për arrestimin e ish-kryetarit të këshillit të qarkut.

Problemet me ligjin për Abedin Oruçin nisën në tetor të vitit të kaluar kur ai kanosi kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjici dhe truprojën e tij.

Pas kësaj ngjarje ai u shpall në kërkim nga policia. Disa muaj më vonë në 13 janar 2021 policia kishte marrë informacion se Oruçi ndodhej në një hotel pranë urës së Drinit të Zi dhe shkoi për ta arrestuar, por hasi në rezistencën e tij dhe të të afërmve të cilët u përleshën me policinë dhe i kërcënuan ata me armë.

Pas kësaj ngjarjeje policia arrestoi 6 persona ndërsa Abedin Oruçi mundi të arratisej. Gjatë kësaj kohe ai ka bërë disa kërkesa në gjykatë për zëvendësim mase sigurie, ku më e fundit mban datën 17 qershor të këtij viti. Pavarësisht se për përplasjen e Oruçit dhe familjarëve të tij me policinë ka prova të pakundërshtueshme, si pamjet filmike, dëshmitë e policëve të lënduar dhe dëshmitarëve okularë, prokurori i çështjes Xhevahir Lita kërkoi pranë gjykatës pushimin e çështjes ndaj të dyshuarve.

Më 18 tetor gjyqtari Sami Ujkashi në një seancë me dyer të mbyllua shpalli vendimin për të pushuar çështjen e këtij procedimi si edhe shuarjen e masave të sigurisë për të gjithë personat përfshirë edhe Abedin Oruçin, i cili kishte 1 vit që i shpëtonte drejtësisë.  Nuk dihet nëse çështja do të apelohet brenda 15 ditësh sipas kodit të procedurës penale.

Etiketa: Abedin Oruçigjykatakukës

Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

15 Nëntor, 2025 8:16 pm
Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë
Sport

Uzuni i jep zemër Brojës, kuqezinjtë bëhen gati për Anglinë

15 Nëntor, 2025 7:12 pm
Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten
Rajoni

Serbia në krizë nafte, çmimet mund të rriten

15 Nëntor, 2025 6:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

24-vjeçari aksidenton për vdekje të miturën në Rrogozhinë

15 Nëntor, 2025 6:29 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Padi 5 miliardë dollarëshe kundër BBC? Trump: Ata mashtruan e më ndryshuan fjalët

15 Nëntor, 2025 5:30 pm
Para
Studimi/ Vaksina Pfizer shumë efektive te grupmosha 12-18 vjeç

Studimi/ Vaksina Pfizer shumë efektive te grupmosha 12-18 vjeç

I akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 36-vjeçari

Kontrabandë me medikamente mjekësore, arrestohen 4 persona në Durrës

Inceneratori/ LSI padit në SPAK Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Armando Subashin

Inceneratori/ LSI padit në SPAK Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe Armando Subashin

TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com