Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Selena Gomez: Rrjetet sociale janë toksike për shëndetin mendor

2021/10/18 at 7:36 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Selena Gomez: Rrjetet sociale janë toksike për shëndetin mendor

Këngëtarja Selena Gomez shprehet gjatë një interviste se rrjetet sociale janë toksike për shëndetin mendor, teksa ka ndarë detajet e marrëdhënies së saj me Instagram-in dhe tregoi se si arrin të qëndrojë larg botës virtuale.


Si një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, Gomez është e vetëdijshme për peshën që ka media sociale në jetën e përditshme dhe shëndetin. Për këtë arsye, vitet e fundit, Selena Gomez ka vendosur të bëjë pushim nga platformat sociale, duke u ndarë nga Instagram & Co për shumë muaj, duke lënë që profili të menaxhohet nga menaxheri i saj. Tani, këngëtarja e “Lose You To Love Me” ka treguar më në fund dhe për herë të parë momentin në të cilin zgjodhi të largohej nga rrjetet sociale.

Në një intervistë për WWD, Selena Gomez foli kur mori vendimin për t’u distancuar nga Instagram.

E gjitha filloi rreth tre vjet më parë, kur kangëtarja vuri në dyshim nevojën e vazhdueshme për të qenë në çdo kohë, si dhe fluksin e informacionit dhe vëmendjen teleskopike, dhe shpesh negative, ndaj jetës së saj private.

“Për të qenë e sinqertë, në fillim thjesht po mendoja; Ka shumë informacion për mua. Një pjesë e mirë të jetës sime personale ishte përhapur kudo, dhe gjithçka më dukej e pakontrollueshme”.

“Mendova se mendimet e mia dhe gjithçka që bëja vërtiteshin rreth një milion njerëzve të ndryshëm në të gjithë botën duke thënë gjëra të mira dhe të këqija për mua”, shpjegoi Selena Gomez.

“Dhe mendova që unë nuk fitoj asgjë nga kjo. Asnjë nga këto nuk më kënaq vërtet.  Kështu, në një gjendje zemërimi dhe zhgënjimi, e fshiva veten nga rrjetet sociale”.

Selena Gomez shpjegoi se fillimisht ajo donte të fshinte plotësisht profilin e saj në Instagram, por ekipi i saj e bindi që të mos e bënte dhe për fat të mirë, duket se ka funksionuar shkëlqyeshëm.

“Jam e kënaqur që nuk e bëra, sepse është një mënyrë e mrekullueshme për të qëndruar në kontakt me të tjerët. Dhe tani kur hap profilin tim në Instagram më bën të lumtur të di se në internet jam plotësisht e sinqertë dhe besnike ndaj personit që jam në realitet”.

Duke përfunduar intervistën, Selena Gomez pranoi se një jetë e lirë nga mediat sociale nuk ka qenë gjë tjetër veçse e dobishme për të.

“Largimi nga media sociale ka qenë një pjesë e madhe dhe domethënëse e rrugëtimit tim drejt shëndetit të mirë mendor për t’u bërë personi që jam tani.”

“Unë nuk jam në dijeni të asaj që po ndodh në kulturën pop dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Ndoshta kjo nuk është e vërtetë për të gjithë, por për mua, distancimi nga rrjetet sociale më ka shpëtuar vërtet jetën”.

Etiketa: rrjetet socialeselena gomez


Ju sugjerojmë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
Politikë

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

17 Qershor, 2026 5:25 pm
Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
Bota

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

17 Qershor, 2026 4:39 pm
Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
Kryesore

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

17 Qershor, 2026 3:42 pm
Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
Bota

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

17 Qershor, 2026 2:59 pm
Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit
Sport

Gjobë e majme për Vllazninë, “Disiplina” publikon vendimet për mbylljen e sezonit

17 Qershor, 2026 1:39 pm
Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Aktualitet

Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues

17 Qershor, 2026 1:34 pm
Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur
Aktualitet

Mbyllja e Vettingut, Braho: Tani duhet që të ruajmë standardet që kemi arritur

17 Qershor, 2026 1:32 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump: Pa mua dhe Amerikën nuk do të kishte Izrael

17 Qershor, 2026 12:57 pm
SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
Kronikë

SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë

17 Qershor, 2026 12:33 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama për protestën: Kështu vepruan lëvizjet ekstremiste në Europën e paraluftës

17 Qershor, 2026 12:30 pm
Para
Çeki/ Kreu i Senatit: Presidenti s’është në gjendje të kryejë detyrat shtetërore

Çeki/ Kreu i Senatit: Presidenti s'është në gjendje të kryejë detyrat shtetërore

Si do të bëhet lëvizja, ARRSH: Devijohet qarkullimi i automjeteve tek Unaza e re

Si do të bëhet lëvizja, ARRSH: Devijohet qarkullimi i automjeteve tek Unaza e re

Vetoja e Bullgarisë, raporti pozitiv i KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vetoja e Bullgarisë, raporti pozitiv i KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
















TE FUNDIT

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës

Këlliçi bën denoncimin: Patronazhistët po sulmojnë qytetarët që janë kundër Ramës
17 Qershor, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar raste të mesazheve dhe komunikimeve në rrjetet sociale që, sipas tij, përbëjnë...

Lexo më shumë

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump

Izraeli sulmon Libanin pavarësisht kritikave të Trump
17 Qershor, 2026

Forcat izraelite raportohet të kenë kryer sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht kritikave të reja nga presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

PE rrëzoi amendamentin për Sazanin dhe Zvërnecin, Rama ironizon protestën

Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke
17 Qershor, 2026

Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvërnecit në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me...

Lexo më shumë

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi

Trump me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
17 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri shaka në samitin e G7 në Evian, kur ishte rreth një orë me vonesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}