Ndërsa e ka akuzuar Kryeministrin Rama për korrupsion, kreu i PD Lulzim Basha tha në kuvend, se korrupsioni i tij konsiston në marrjen e parave nga taksat e qytetarëve për një grusht oligarkësh. Basha ironizon gjithashtu me drogën e kapur në koteinerët e bananeve, ndërsa thotë se në Shqipëri është rritur vetëm importi i bananeve.
“Dhe korrupsioni jot konsiston në marrjen e parave nga taksat e shqiptarëve, për një grusht oligarkësh. Tani ta sqarojmë, meqë ti bën sikur se kupton diferencën midis sipërmarrësve të mëdhenj, të ndershëm dhe oligarkëve të tu të cilët, nga 12 shkuan 6 dhe tani janë katandisur sa gishtat e një dore. Një nga një t’i marrë unë. Pse të ra heshtja të në mbledhjen e kaluar, kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë? Do emra ti? Emra do? Ti them unë. Të mori baca Çet ty? Të mori baca Çet? Kështu? Zamiri të mori për tynelin e Llogarasë? Ça emri tjetër do? Se janë futur dhe ca të tjerë që si dihet ku fillojnë paratë e drogës dhe ku mbarojnë paratë e tua dhe të zyrtarëve të tu. Se gjysmën e gropave i paguan droga në Tiranë, gjysmën i paguani me paratë që keni vjedhur shqiptarët. Se Tirana thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive tua?
S’të vjen mirë ty. Kujtove se do të vazhdosh teatrin ti, prandaj kapesh me thonj pas foltores. Mbari koha e teatrit! Shihi mirë statistikat, se dhe INSTAT-i që e ke kapur prej fyti, thotë që të ka rënë 15% edhe konsumi, edhe eksporti korrik me gusht. Ndoshta ti shikon vetëm importin e bananeve. Ai të është rritur. Bananet janë rritur, bravo! Të janë rritur bananet se të gjithë ata që bëjnë trafikun e drogës që vjen me bananet, edhe ata që i ke pasur jashtë oborrit, i ke futur në oborr sot, I do emrat? Ta mban? I do emrat apo jo? Shko tako përfaqësuesit e Agjensive Ligjzbatuese të partnerëve, unë të siguroj që i kam. Në qoftë se nuk t’i kanë dhënë, shko takoi. Edhe pastaj mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veproj. Tani, një gjë të jetë e qartë. Moratorium heshtjeje për opozitën s’ka më. Vetpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime. Ka qenë dhe bindja ime shpeshherë e gabuar për një diferencë absolute midis palëve”, u shpreh Basha”./Opinion.al