Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pinte raki, kishte teser partie”/Ish-futbollisti:Si u njoha me Pecorellin

2021/09/23 at 2:38 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Pinte raki, kishte teser partie”/Ish-futbollisti:Si u njoha me Pecorellin

Një nga personat që ka takuar biznesmenin italian Davide Pecorelli, i cili në muajin janar inskenoi djegien e tij në një fshat të Pukës ka qenë legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci.

Pas inskenoi vdekjen, histori e ngjashme me një skenar filmi, ai me nje identitet të rremë, pra me emrin Kristiano vazhdoi mashtrimin e tij duke u hequr si shkrimëtar.

Ndërkohë  legjenda e Flamurtarit, Vasil Ruci,  në një intervistë për “ABC” ka rrëfyer se si e ka njohur Pecorellin.

Sipas Rucit, Pecorelli me disa vlonjatë të tjerë kishe luajtur futboll për disa minuta me klubin e veteranëve të skuadrës që stërvitet nga vetë Ruci. Ai kishte shprehur dëshirën që të udhëtonte me ekipin e veteranëve që mblidhte Ruci, për në Greqi për të vizituar Paramithinë.

Me nota humori Ruci ka thënë se e vetmja fjalë që Pecorelli dinte shqip ishte fjala “Raki” pasi këtë pije ai e konsumonte së tepërmi.

Më tej ai vijon rrëfimin duke thënë se në momenti që ekipi i futbollit do të nisje për në Greqi, Ruci tregon se ishte njoftuar që Pecorelli nuk do u bashkohej pasi kishte babanë sëmurë dhe do largohej drejt Italisë.

Mes të tjerash Ruci me ironi tha se Pecorelli mesa duket ishte pajisur edhe me një teser partie. Sipas Rucit në Vlorë ka shumë italianë dhe shumica prej tyre janë bërë edhe me teser partie.

“E kam parë një ditë se erdhi në stërvitje . Nga java e kaluar, të shtunë ose të dielën. Se shkuam për një vizitë të këndshme në Greqi. Vjen kushdo në ekip, dhe as nuk e takova as se njihja Pecorellin. Kishte dëshirë të vinte me ne. Por mos e kërkoni tek unë. Po e kërkojnë të gjithë këtu tek unë. Histori e bukur kjo. Unë italisht nuk di, edhe ai vetëm ndonjë llaf shqip e kishte mësuar. Pinte raki çdo ditë atje tek klubi. Kishte dëgjuar se një ekip do shkon me Paramithia. U fut brenda dhe luajti futboll. Nuk erdhi me mua në Greqi. Më than këto miqtë e tij se kishte babanë sëmurë në Italia. “S’mora vesh më se do vinte apo jo. Janë legjenda që ne i bëjmë të bukura. Kishte muhabet me të gjithë Vlorën. Shkruan poezi të bukura dhe poezitë i mbaronte me romancë në fund.” shtoi ai.

“Këtu në Vlorë e kishin 8 muaj, pinte raki hante bukë, e qerasnin se nuk kishte lek në xhep. Më duket kishte marrë dhe teser partie. Ai kishte lënë flokët të gjata e të lyera. Kishte heq dhe vetullat.” tha Ruci.

“U habitën të gjithë se nuk e dinin kë shoqëronin. Histori tragjike-komedi.”  tha më tej Ruci.

Kujtojmë se automjeti që Pecorelli kishte marrë me qira u gjet i djegur në Pukë në janar të këtij viti. Brenda makinës së djegur u gjetën disa eshtra, ADN-ja e të cilave nuk mundi të identifikohej si dhe celulari dhe ora e tij e shtrenjtë. Ngjarja u dyshua si kriminale dhe hetimet u përqendruan te një vrasje e mundshme, ndonëse nuk rezultonte se Pecorelli të kishte patur konflikte me njeri. Ai kishte biznese në Shqipëri ku tregtonte pajisje për sallone bukurie. Pecorelli ishte martuar me shqiptare, me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Me gjetjen e tij gjallë, janë pushuar hetimet për vrasje, ndërsa tashmë do të hetohen shkaqet e inskenimit të kësaj ngjarjeje.

Etiketa: Davide Pecorellivasil ruci

Ju sugjerojmë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit
Aktualitet

Kroçera “MV Deutschland” me 463 turistë në bord mbërrin në Portin e Durrësit

7 Qershor, 2025 10:27 am
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Para
VIDEO/ Policia e kap duke ujitur kanabisin, i moshuari: Si u gdhive?

VIDEO/ Policia e kap duke ujitur kanabisin, i moshuari: Si u gdhive?

Pastrimi i parave, veç zyrtarëve do deklarojnë pasurinë edhe familjarët

Pastrimi i parave, veç zyrtarëve do deklarojnë pasurinë edhe familjarët

Bien rastet me COVID-19 në Kosovë, 14 të vdekur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë/ Regjistrohen 133 të infektuar, ulet numri i viktimave

TE FUNDIT

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
7 Qershor, 2025

Policia doganore ka gjetur paraditen e sotme 3 armë dhe 1580 fishekë të fshehura brenda një automjeti të braktisur prej...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme 7 qershor, në orën 20:45, Shqipëria do të përballet në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ me Serbinë. Policia...

Lexo më shumë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
7 Qershor, 2025

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil, ku 5 persona u konfliktuan për një vend parkimi....

Lexo më shumë

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
7 Qershor, 2025

Jashtë një kafeneje, pak metra larg ”Arenës Kombëtare”, dy burra qëndronin mbi karrige dhe po rregullonin dy flamurë në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com