Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lidhjet e Vuçiçit dhe qeverisë serbe me mafian?

2021/08/03 at 12:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Lidhjet e Vuçiçit dhe qeverisë serbe me mafian?

Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet e krimit të organizuar me gjasë arrijnë deri në krye të qeverisë serbe në Beograd.


Përplasjet mafioze janë parë vitet e fundit në Serbi gjithmonë vetëm si pjesë e krimit të organizuar. Por në Beograd janë shtuar kohët e fundit pretendimet e mediave dhe qarqeve të ndryshme që thonë se ngritja e grupeve mafioze ka ndodhur në bashkëpunim të ngushtë me udhëheqjen shtetërore të Serbisë. Me arrestimin e kriminelit Veljko Belivuk dhe grupit të tij, ka filluar të zbulohet edhe roli i shtetit serb në mbrojtjen e grupeve të caktuara kriminale.

Veljko Belivuk ishte drejtues i grupit huligan-kriminal “Principi”, i cili punonte brenda klanit malazez Kavaç. Kundër këtij grupi është ngritur tanimë një aktakuzë, në të cilën grupi fajësohet për pesë vrasje, për rrëmbime, tortura dhe përdhunimin e një personi. Ky grup akuzohet edhe për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje. Detajet tepër shqetësuese të vrasjeve të kundërshtarëve të tyre, mes të tjerash edhe vrasje me sëpatë dhe bluarjen e mishit të njerëzve, kanë vërshuar mediat serbe javët e fundit.

Roli mafioz i pushtetit

Veljko Belivuk dhe dora e tij e djathtë, Marko Miljkoviç, në deklaratat e tyre në prokurori, kanë akuzuar rëndë edhe disa nga krerët e shtetit të Serbisë. Belivuk në deklaratën e tij para prokurorisë pretendon, se ai personalisht është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një apartament në lagjen Zvezdara në Beograd. Belivuk pohon se Vuçiçi dhe bashkëpunëtorët e tij nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) kanë kërkuar shërbime të ndryshme prej tyre.

Këto shërbime kishin të bënin me parandalimin e thirrjeve në tribunat e stadiumeve kundër presidentit të Serbisë, Vuçiç, me frikësimin e organizatorëve të protestave kundër autoriteteve të Serbisë, me sigurimin e qetësisë në Paradën e Krenarisë në Beograd, por edhe me ndikimin e këtij grupi tek taksistët në Beograd, që të hiqinn dorë nga protestat kundër aplikacionit të transportit “CarGo” (një kompani e lidhur me vëllanë e kryeministres Ana Brnabiç). Natyrisht që nuk dihet, se cili saktësisht ka qenë kundërshërbimi i qeverisë për këto shërbime të këtij grupi kriminal, por thuhet se kundërshërbime mund të kenë qenë mos pengimi i trafikut të drogës, sigurimi i klubeve, bizneset fitimprurëse të tyre me shtetin, mbështetje logjistike e tyre, si dhe mbështetje e tyre nga policia dhe gjyqësia në rastet e konflikteve me ligjin.

Ndryshe, Belivuk i ka thënë prokurorit se ai ishte anëtar i partisë SNS (të presidentit Vuçiç) që nga viti 2011. Lista e zyrtarëve qeveritarë, të cilët në mënyra të ndryshme kanë qenë të lidhur me mbështetjen e këtij grupi kriminal shkon praktikisht deri në ajkën e pushtetit të partisë SNS, e ata janë: Aleksandar Vulin, ministër i Policisë, Nebojsha Stefanoviç, ministër i Mbrojtjes, Diana Hrkaloviç, ish-sekretare e shtetit në Ministrinë e Brendshme të Serbisë, Darko Glishiç, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të partisë SNS dhe Novak Nediq, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë. Por hetuesit zyrtarisht nuk janë marrë me lidhjet e këtij grupi kriminal me politikën dhe policinë.

Bozho Preleviç: „Ky është problem rajonal dhe evropian”

Dëshmitë e dy kriminelëve kanë vënë në lëvizje makinerinë propagandistike të regjimit në Serbi. E gjithë propaganda drejtohet kundër opozitës, njerëzve të pasur në Serbi dhe ambasadave të huaja, të cilët akuzohen, se ata gjoja po përpiqen në këtë mënyrë të përmbysin pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq në Serbi. Këto qarqe thonë, se kriminelët e akuzuar mund të gënjejnë në mbrojtje, që sigurisht mund të jetë e vërtetë, por siç thotë për Deutsche Wellen avokati dhe deputeti Bozho Preleviç, këto pohime nuk kanë kurfarë logjike. “Pse ata do të mbroheshin me pohime, të cilat vetëm sa mund të përkeqësojnë situatën e tyre? Ata do kalonin më së miri sikur të thoshin se për të gjitha veprat e tyre kriminale e kanë njoftuar opozitën dhe se kanë marrë detyra nga opozita (e jo pushteti)”, thotë Preleviq, në një deklaratë për DW.

Një vëmendje shumë të madhe në Serbi ka zgjuar një tekst i publikuar në gazetën franceze “Le Monde”, e cila shkruan ndër të tjera, se “krimi i organizuar është futur në zemër të sistemit shtetëror në Serbi dhe Mal të Zi”. Gazeta “Le Monde” shkruan më tej se “grupet kriminale nga Mali i Zi dhe Serbia kanë marrë pjesë në tregtinë e drogës me origjinë nga Amerika e Jugut, e cila është transportuar në të gjithë Evropën, e kjo e gjitha është bërë në bashkëpunim me autoritetet zyrtare të pushtetit”. Në tekst theksohet në veçanti “roli i vëllait të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç (Andrej Vuçiq) në Beograd si dhe vëllait të presidentit malazez Millo Gjukanoviq (Aca Gjukanoviq) në Podgoricë”, si dhe fakti se “djali i presidentit serb Vuçiç, Danilo Vuçiç, shpesh është parë në shoqërinë e këtyre huliganëve”.

Situata po bëhet tmerrësisht e pakëndshme për qeverinë, pohon Preleviç dhe shton se e gjithë afera nuk është më vetëm problem i Serbisë: “Ky tani është një problem rajonal dhe evropian, e ky problem nuk mund të zgjidhet tani vetëm nga Serbia. Pyetja që shtrohet tani është: nëse dikush ju premton se do të nënshkruajë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën, a do të thotë kjo se ky person është në gjendje të shkatërrojë tërësisht edhe vendin e vet pas disa vitesh. Dhe a është e mundur që institucionet evropiane, të cilat kanë raporte shumë të sakta për këto gjëra, ndoshta mund t’i mbyllin sytë para këtyre gjërave dhe do t’ia falin ato”, pyet Preleviq.

Situatë e paqëndrueshme – kërkohen përgjigje

Tani është i domosdoshëm një hetim i plotë mbi pretendimet e anëtarëve të grupit të Belivukut, në mënyrë që të saktësohet nëse vërtet ka të vërteta në pohimet se disa grupe kriminale kanë pasur mbështetjen e autoriteteve më të larta, thotë për DW Slobodan Georgiev, drejtor programor i “Newsmax Adria”.

“Kjo situatë është e paqëndrueshme dhe tani duhet të jepen disa përgjigje. Unë mendoj se njerëzit në polici dhe në prokurori dinë shumë për këto gjëra, ndërkohë që edhe lëvizjet e presidentit të Serbisë mund të përcaktohen shumë lehtë. Mendoj se do të ishte shumë e dobishme dhe shëruese për situatën, sikur të përcaktohej sfondi i qartë i krijimit të këtij grupi, si dhe mënyra e shndërrimit të këtij grupi tifozësh në një grup të organizuar kriminal. Dhe të përcaktohet, se kush e ka ndihmuar këtë grup nga qeveria dhe pushteti”, thonë Georgiev.

Slobodan Georgiev thotë se fushata e mediave të regjimit për pastrimin e pushtetit është e pritshme, sepse siç thotë ai, “kur kontrolloni mediat e mëdha, ju mund të shkoni rreth e rrotull dhe të tregoni versionin tuaj të së vërtetës”. E në anën tjetër e keni në duar edhe buxhetin e shtetit dhe mund të paguani të tjerët të bëjnë propagandë“.

Mediat e regjimit dhe financimi i tyre

Sa i përket dilemës, nëse kjo aferë do të dëmtojë politikisht autoritetet e tanishme në Serbi, apo pushteti do të arrijë të amortizojë këtë aferë, Georgiev nënvizon se “votuesit e Vuçiçit nuk shohin dhe nuk dëgjojnë asgjë tjetër. Ata vetëm shohin se dikush po e sulmon Vuçiçin dhe po e akuzon atë për gjëra të tmerrshme. Ndërsa Vuçiçin e shohin si njeri të mirë që u jep para dhe punë të gjithëve. Kjo është arsyeja pse mediat edhe këtu janë gjëja më e rëndësishme, sepse në këto media nuk mund të lexoni dhe shikoni asgjë tjetër, përveç vajtimeve të Vuçiqit, i cili shkon rreth e përqark dhe thotë se dikush po do ta shkatërrojë – ndërsa për veten pohon se është i gatshëm të shkojë edhe në poligraf dhe të dëshmojë të vërtetën”, nënvizon Georgiev.

Avokati Bozho Preleviç është i mendimit, se SNS nuk mund të bindë më as anëtarësinë e vet, se kjo parti nuk është e lidhur me grupe serioze kriminale.  “Zgjedhjet e reja do të vijnë së shpejti dhe se kjo aferë nuk do të mund të ndalet dhe kapërcehet lehtë. Gjyqi dhe mbrojtja e të akuzuarve ende nuk kanë filluar, ndaj besoj se informacionet e FBI-së do të dalin dhe se me to do të njihet edhe opinioni i gjerë në Serbi. Por me këto do të njihen edhe politikanët evropianë dhe se do të shihet se me çfarë problemi po përballemi ne këtu”.

Po pë sa kohë Vuçiqi tregohet servil, veçanërisht ndaj amerikanëve, asgjë nuk do të ndryshojë, beson Sllobodan Georgiev.

“Vuçiqi është njeri i dëgjueshëm, dhe derisa vazhdon të jetë i këtillë, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem për të. Gjërat mund të ndryshojnë vetëm, nëse Vuçiçi ndryshon pozicionin e tij, ose nëse dikush vendos të na tregojë disa gjëra, siç ka ndodhur dikur në Maqedoni, ku shihet se Vuçiqi dhe njerëzit rreth tij mund të jenë të lidhur me krimin e organizuar”, përfundon drejtori i “Newsmax Adria”./ DW

Etiketa: aleksander vucicmafiaserbi


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
7-Marsi/ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Çdo mësues është një hero!

Kushi:Më 15 gusht hapet regjistrimi online për klasat e para dhe të dhjeta

Greqi/ Tjetër krim në familje, burri vret gruan në lokal

Greqi/ Tjetër krim në familje, burri vret gruan në lokal

Gjendet i vrarë me armë zjarri 13-vjeçari në Kurbin, dyshimet e para

Kërkohej nga drejtësia në Hungari, 47-vjeçari arrestohet në Shkodër
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com