Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova informacion për tragjedinë, ambasadori: Në autobus ishin 13 fëmijë

2021/07/25 at 2:03 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova informacion për tragjedinë, ambasadori: Në autobus ishin 13 fëmijë

Ministria e Jashtme në Prishtinë ka deklaruar zyrtarisht se nga aksidenti tragjik në Kroaci kanë humbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve, ndërsa 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën.


Siç edhe është mësuar më herët pasagjerët ishin duke u kthyer nga Gjermania kur autobusi doli nga rruga në Kroaci.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona,bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda.

MPJD-ja, do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkëatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme.

MPJD-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkëatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve.

Gjatë ditës së sotme Ministrja e Punëve të Jashtme znj.Donika Gërvalla, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e saj kroat Gordan Grlić Radman. Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka siguruar Gërvallën se do të angazhohen të gjitha instancat relevante për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve” mbyllet njoftimi i ministrisë së Jashtme.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli deklaroi se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë.

“Sipas informatave që kemi kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në listën e të vdekurve. Tani jemi duke e bërë studimin e moshës dhe identifikimin e tyre dhe posa ta kemi këtë informatë do ta ndajmë me opinionin” tha Kasapolli.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi pasi pasagjerët dhe shoferët kishin bëre një pushim prej 45 minutash pranë qytetit të vogël kufitar kroat Bregana kur kishin kaluar kufirin slloven.

Para se të rinisnin rrugëtimin drejt Prishtinës shoferët e autobuzit u shkëmbyen. Autoritetet kroate kanë dyshime se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit qe mori timonin ndersa autobuzi vijoi rrugen ne autostraden kroate pas pushimit. Nga te dhenat zyrtare mes të vdekurve është shoferi tjetër i cili nuk po drejtonte autobusin në ato momente./Opinion.al

 

Etiketa: aksidentkosovekroaci


Ju sugjerojmë

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
Para
Ardi Veliu takim me zv.drejtorët e shefat e komisariateve,priten ndryshime

Veliu inkurajon policët: Godisni krimin dhe ndaloni zhurmat, mos u stepni

Aksidenti me 10 të vdekur, arrestohet shoferi i autobusit: Më zuri gjumi

Aksidenti me 10 të vdekur, arrestohet shoferi i autobusit: Më zuri gjumi

Kosovë/ 20 raste të reja me COVID-19, vetëm një viktimë

Asnjë viktimë dhe 25 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
















TE FUNDIT

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
12 Qershor, 2026

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Lexo më shumë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se...

Lexo më shumë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
12 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}