Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tenderi i MB/ Zbardhet dosja e SPAK, kush është anëtarja që nuk firmosi

2021/07/12 at 10:01 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tenderi i MB/ Zbardhet dosja e SPAK, kush është anëtarja që nuk firmosi

Në dosjen e SPAK për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit thuhet se (për 81 artikuj) është përcaktur fondi limit, i cili është përllogaritur në shumën 2.800.347.570 (dy miliardë e tetëqind milionë e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) Lekë.


Po ashtu në dosjen e zbardhur nga news 24 thuhet se një anëtare e Njësisë së Prokurimit, përkatësisht inxhinierja tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aurora Mulla, nuk e ka firmosur tenderin, duke ngritur madje shqetësimin për abuzimin që po bëhej, “Nuk kam nënshkruar as dokumentet standarte të tenderit tek dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, tek tabela “sasia e pritshme e uniformave që kërkohen” e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standard të tenderit të ndryshuara. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurorimit, por nuk është dokumentuar me një procesverbal konkret, përveç nënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërime”, thuhet po ashtu në dosje.

Sikurse bëhet me dije në dosjen e SPAK, zyrtarët e Ministrisë së Brendshme kanë ndryshuar sasinë e uniformave, që do të merrnin, por nuk kanë ndryshuar çmimin e tenderit prej 2.8 miliardë lekësh.

Pjesë nga dosja e SPAK:

Nga ana e Njësisë së Prokurimit në përcaktimin e artikujve të uniformës që kërkohen nga Autoriteti Kontraktor, është vendosur të përshtasë për një pjesë të madhe të sasive të pritshme të artikujve të uniformës (për 81 artikuj) me çmime për njësi të dërguara nga Autoriteti Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe fondin e përgjithshmë të marrëveshjes kundër, me të cilin është publikuar procedura e prokurimit, fond i cili nuk ka ndryshuar nga autoriteti kontraktor. Gjithashtu, nga Njësia e Prokurimit është bërë përllogaritja e fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, datë 15.10.2019, ku është përcaktuar çmimi për njësi, sasitë e pritshme dhe vlera totale pa TVSH, e cila është përllogaritur në shumën 2.800.347.570 (dy miliardë e tetëqind milionë e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) Lekë. Procesverbali Nr.3, i Hartimit të Shtojës, nuk është nënshkruar në faqet 16 deri 19 nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, Inxhiniere tekstile në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe nuk është nënshruar nga anëtari i Njësisë së Prokurimit, Aurora Mulla, as tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimeve të specifikimeve teknike.

E pyetur për këtë fakt, anëtarja e Njësisë së Prokurimit, shtetasja Aurora Mulla, me profesion inxhiniere tekstile, përfaqësuese e Autoritetit Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka deklaruar se fillimisht ajo ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e specifikimeve teknike të uniformës dhe këpucëve, caktuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pasi nga ana e këtij grupi pune janë hartuar specifikimet teknike, termat e referencës dhe kriteret e veçanta që duhet të plotësohen operatorët ekonomikë, ky dokumentacion është bërë pjesë e dosjes dhe së bashku me dokumentet e tjera teknike janë dërguar për të ndjekur procedurën e prokurimit në Agjencinë për Blerjen e Përqendruar (ABP). Në vijim, ajo ka vepruar si anëtare e Njësisë së Prokurimit, caktuar me urdhër të Titullarit të Organit Qendror Blerës Agjencisë së Blerjes së Përnqedruar nr.47 prot, datë 11.07.2019, si specialiste e fushës inxhiniere tekstile.

Nga Njësia e Prokurimit është hartuar proceseverbali nr.1, datë 24.07.2019 “Mbi hartimin e dokumenteve të tenderit me objekt blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të policisë së shtetit”. Pasi janë hartuar dokumentet standarde të tenderit, i janë dërguar për asistencë Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), me qëllim dhënien e një opinioni më të specializuar. APP pasi ka bërë komentet e saj në lidhje me disa cështje, të cilat pasi u reflektuan në dokumentacion, u mbajt procesverbali nr.2 datë 25.07.2019 dhe nga ana e Njësisë së Prokurimit janë hartuar dokumentet e tenderit, të cilat më pas janë ngarkuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit (SPE), të APP.

Me shkresën nr.2317/16 prot, datë 27.09.2019, të Autoritetit Kontraktor DPPSH, janë dërguar praktikat për ritestimin e tregut dhe janë hartuar shtojcat në lidhje me DSP dhe është mbajtur procesverbali nr.3, datë 15.10.2019 “I hartimit të shtojcës”. Më pas Njësia e Prokurimit ka proceduar me hartimin e DST, të ndryshuara dhe është bërë publikimi i DST të ndryshuara, në SPE. Ajo ka deklaruar se shumatorja e çmimeve për njësi ka ndryshuar si rezultat i përfshirjes së sistemit elektronik të shpërndarjes në koston e artikujve të uniformës, mënyra e përllogaritjes së testimit të tregut duke marrë prë bazë çmimet mesatare, si dhe për shkak të ndryshimit të specifikimeve teknike. Duke qenë se është bërë rishikimi i specifikimeve teknike dhe ndrysimi i tyre, si dhe ndryshimi në termat e referencave të sistemit të shpërndarjes së uniformave, këto ndryshime kanë bërë që të përllogaritetet edhe njëherë kostoja e shërbimit të prodhimit dhe shpërndarjes së uniformave të policisë, pra lindi i nevojshëm edhe ristestimi i tregut. Në lidhje me kriteret e përcaktuara nga Njësia e Prokurimit në pikën 11 të hartimit të dokumenteve standarde të tenderit, certifikata konformitetit për këpucët, EN ISO 20344-2011 dhe EN ISO 20347-2012 O3 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 HRO HI CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit B-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 të modelit A-O2 CI ER FO SRC ose Ekuivalentet, EN ISO 20347-2012 O2 CI ER FO SRC ose Ekuivaletet, mungesa e njërës prej certifikatave të mësiperme, është kusht për skualifikim të operatorëve pjesëmarrës në tender…

Ajo ka deklaruar faktin se në procesverbalin nr.3, datë 15.10.2019 “i hartimit të shtojcës për disa ndryshime në dokumentet e tenderit të procedurës së prokurimit”, ky procesverbal nuk është nënshkruar nga ana e saj nga faqja nr. 16 deri në faqen 19, ku është përshkruar tabela për sasitë e pritshme të artikujve të uniformës, si dhe nuk është nënshkruar nga ana e saj tabela e përllogaritjes së fondit limit pas ndryshimit të specifikimeve teknike, e cila është bashkëlidhur këtij procesverbali. Ajo nuk ka pranuar t’i nënshkruajë këto dy tabela për faktin se ishin bërë ndryshime nga anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit në sasitë e pritshme të artikujve dhe ajo nuk ka qenë dakord. Si dhe nuk ka nënshkruar as dokumentet standarde të tenderit te dokumenti “Sasia dhe grafiku i lëvrimit”, te tabela “Sasia e pritshme të uniformave që kërkohen”, e cila përbën faqen 64-67 të dokumenteve standarde të tenderit të ndryshuar. Ky shqetësim i saj për përcaktimin e sasive të pritshme të artikujve të uniformës është shfaqur tek anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, por nuk është dokumentuar me ndonjë procesverbal konkret, përveç mosnënshkrimit të asaj të tabelave të mësipërme./Opinion.al

 

Etiketa: Aurora MullaDosja e SPAKtenderiuniformat e policise


Ju sugjerojmë

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart
Kryesore

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart

30 Tetor, 2025 12:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

30 Tetor, 2025 11:38 am
“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…
Kryesore

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…

30 Tetor, 2025 11:03 am
Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas
Kronikë

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas

30 Tetor, 2025 10:30 am
SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet
Bota

SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet

30 Tetor, 2025 9:56 am
Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte
Kryesore

Kuvendi mblidhet në dy seanca plenare këtë të enjte

30 Tetor, 2025 8:43 am
“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të…

30 Tetor, 2025 8:38 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

30 Tetor, 2025 8:34 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Tetor, 2025 8:33 am
Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
Para
Trajneri i Anglisë:Përgjegjësia e imja, unë zgjodha goditësit e penalltive

Trajneri i Anglisë:Përgjegjësia e imja, unë zgjodha goditësit e penalltive

Emrat/ Dhunojnë 25-vjeçarin e qëllojnë me armë, 1 në pranga, 2 në kërkim

Emrat/ Dhunojnë 25-vjeçarin e qëllojnë me armë, 1 në pranga, 2 në kërkim

VIDEO/ Duke kënduar e kërcyer, festa e “çmendur” e italianëve në Wembley

VIDEO/ Duke kënduar e kërcyer, festa e “çmendur” e italianëve në Wembley
















TE FUNDIT

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart

Rrëzohet kërkesa e PD për shkarkimin e Peleshit, Berisha: Këta flasin përçart
30 Tetor, 2025

Mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, 79 kundër dhe 10 vota pro për...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit
30 Tetor, 2025

Kuvendi ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit Niko...

Lexo më shumë

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…

“Europa është ballkanizuar”, Rama: Kemi një problem me Serbinë, por gjyshja…
30 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria kërkon marrëdhënie të mira me Serbinë, pavarësisht dallimeve për Kosovën. “Ne jemi të patundur...

Lexo më shumë

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas

Pastrim parash të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano një shtetas
30 Tetor, 2025

Një shtetas është ekstraduar nga Italia pasi në prill 2025 GJKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com