Kryeministri Edi Rama foli në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Elbasan. Rama tha se për këtë ngjarje kreu i PD është vetpërmbajtur, por ai që nuk është vetëpërmbajtur është presidenti Ilir Meta.
Rama tha se drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi do të mbajë përgjegjësi për deklaratat që bëri pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit.
“Në fakt tani nuk dua të zbus apo të lehtësojë pozitën e Lulëzim Bashës, por realisht në këtë aspekt përjashto atë halucinacion të atij Gazmend Bardhit që ka një përgjegjësi të madhe për fjalët që nxori dhe për gjestin makabër duke mbajt fjalime 2 metra nga xhenazja, por Lulzim Basha nuk është se ka treguar mospërmbajtje. Unë s’di të kem treguar mospërmbajtje. Ndërsa Ilir Meta është i mospërmbajturi i madh i kësaj historie. Lëviz në çdo vend dhe iu del shqiptarëve si gogol në tv. Pavarësisht përplasjes së palëve në gjithë aspektin retorik. Kjo është festë demokratike. Jo nuk është një mundësi për të vrarë njerëz.”, tha Rama./ Opinion.al