Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita e kritikon Kurtin për përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri

2021/04/13 at 6:42 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Opozita e kritikon Kurtin për përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri

Për opozitën në Kosovë, Albin Kurti po harron pandeminë në vend dhe po merret me zgjedhjet në Shqipëri. Kurse për analistët politikë, “përfshirja” e Kurtit në fushatë mund të ndikojë në marrëdhëniet e të dy qeverive.


Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti dhe disa deputetë të tij, janë kritikuar nga partitë politike opozitare për atë që cilësohet si “përfshirje në fushatën zgjedhore në Shqipëri”, ku Lëvizja Vetëvendosje e regjistruar në shtetin shqiptar garon për deputetë me disa kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit. Janë dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ato që thanë se kryeministri Kurti me angazhimin e tij rreth fushatës në Shqipëri la anash qytetarët e Kosovës dhe problemet me të cilat ballafaqohen ata.

LDK: Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – papërgjegjësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se “qeveria Kurti po neglizhon gjendjen me pandeminë në Kosovë duke u marrë me zgjedhjet në Shqipëri”. “Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri nga kryeministri, ministrat e deputetët e tij në kohë, kur nga 80 bashkëqytetarë në javë vdesin në Prishtinë, kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri e papërgjegjësi. Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim qoftë madje edhe si solidarizim është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

PDK: Për Kurtin fushata në Shqipëri më e rëndësishme sesa jeta e qytetarëve të Kosovës

Kritika vijnë edhe nga kreui i grupit parlamentar të PDK-së në opozitë, Abelard Tahiri, i cili thotë se për kryeministrin Kurti “me e rëndësishme është fushata në Shqipëri sesa jeta e qytetarëve të Kosovës”. “Fatkeqësisht, vetëm në 20 ditët e fundit, 212 qytetarë kanë humbur jetën në betejë me virusin. Përveç një ndihme të vogël, Qeveria nuk ka siguruar asnjë vaksinë. E vetmja gjë që Kryeministri Kurti ka ndërmarrë deri më tash – ka qenë një urdhër për izolim për qytetarët e Kosovës, përderisa ministrat dhe deputetët e partisë së tij kanë çarë rrethimin dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë zgjedhore”, tha në një konferencë për media, Abelard Tahiri.

Qeveria nuk reagon, por kujton se po punon për planin e qeverisjes

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur këtyre kritikave të drejtpërdrejta të opozitës, për përfshirjen e qeverisë së Kosovës gjatë javës që lamë pas, në fushatën zgjedhore në Shqipëri, por kryeministri Albin Kurti, zgjodhi të bëjë njoftimin se gjatë fundjavës ai së bashku me kabinetin qeveritar, siç tha “kanë punuar në hartimin e programit qeverisës”.  “Të shtunën dhe të dielën, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, zhvilluam punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë. Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht”, shkroi Kurti duke shtuar se “qytetarët kanë votuar për ndryshimin, të cilin do ta jetësojë qeveria e tij”. Ai tha se programi qeverisës së shpejti do ta dalë për votim në qeveri dhe parlament.

Kurti “duhet të jetë shumë më i përmbajtur”

Analistët politikë nga ana e tyre mendojnë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk duhet të përfshihet në fushatën zgjedhore në Shqipëri, siç i tha Deutsche Welles Arton Demhasaj, analist politik. “Albin Kurti tash nuk është vetëm kryetar i Vetëvendosjes, por, është edhe kryeministër i Kosovës që ka marrë mandat në kuvendin e Kosovës dhe ai duhet të jetë shumë më i përmbajtur dhe i tërhequr nga zgjedhjet në Shqipëri, sepse kjo mund të interpretohet si ndërhyrje direkte e qeverisë së Kosovës në zgjedhjet në Shqipëri, përderisa ne e shohim kryeministrin Kurti dhe plot ministra të tij që vazhdimisht po bëjnë fushatë për kandidatët e Vetëvendosjes në Shqipëri. Kjo nesër mund të përkeqësojë raportet ndërmjet dy qeverive, kushdo që i fiton zgjedhjet në Shqipëri”, tha Demhasaj.

Vetëvendosja me plan afatgjatë në Shqipëri?

Sipas Demhasajt, përfshirja e qeverisë Kurti në fushatën zgjedhore në Shqipëri, mund të jetë edhe plan afatgjatë për Vetëvendosjen në Shqipëri. “Kjo mund të jetë ndoshta edhe një strategji afatgjatë e Vetëvendosjes që në një farë mënyre ta forcojnë sa më shpejt dhe sa më shumë Vetëvendosjen në Shqipëri në mënyrë që pastaj përmes Vetëvendosjes në Shqipëri të inicohet bashkimi kombëtar ide që vazhdimisht e ka proklamuar Kurti nga Kosova”, tha Demhasaj.

Ndërkohë zyrtarë të lëvizjes Vetëvendosje, mbështetjen që Vetëvendosja e Kosovës po i bënë kandidatëve të Vetëvendosjes në Shqipëri, nuk e shohin si ndërhyrje në punët e shtetit shqiptar, por, vetëm siç thonë “një lloj mbështetje logjistike dhe politike”. “Zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri kanë hapur mundësinë që modelin e fitores qytetare me 14 shkurt, ta ndajmë aktivisht edhe me vëllezërit e motrat tona në Shqipëri. Në fakt, Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë është e lumtur të përkrahë forca progresive që angazhohen për barazi sociale, zhvillim ekonomik e të drejta në gjithë rajonin, sepse Kosova është e sigurt dhe e zhvilluar po aq sa është edhe rajoni i saj”, shkroi në facebook Arlind Manxhuka, njëri nga zëdhënësit e Vetëvendosjes në Kosovë./DW

Etiketa: kurtishqiperizgjedhjet


Ju sugjerojmë

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryesore

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

14 Shtator, 2025 7:53 pm
“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
Aktualitet

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

14 Shtator, 2025 7:05 pm
Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
Bota

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

14 Shtator, 2025 5:12 pm
Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
Bota

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

14 Shtator, 2025 5:11 pm
“Fëmijët po paguajnë çmimin e armiqësive”/ Papa: Izraeli të lejojë ndihmat në Gaza
Bota

Papa Leoni XIV feston 70-vjetorin

14 Shtator, 2025 4:45 pm
2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë
Kronikë

2 mjete lundruese përplasen me njëra-tjetrën në gjirin e Kakomesë,plagosen 3 turistë

14 Shtator, 2025 3:45 pm
Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra
Kronikë

Lezhë/ Makina del nga rruga, bllokohen brenda dy gra

14 Shtator, 2025 3:17 pm
Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza
Bota

Sulmet e Izraelit, 32 persona humbin jetën në Gaza

14 Shtator, 2025 3:07 pm
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama për protestën në Hagë: Me zemër e mendje jam edhe unë atje

14 Shtator, 2025 3:04 pm
Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin
Aktualitet

Ish-luftëtari i UÇK: Aktakuzë pa baza për të shkatërruar ata që kanë mbrojtur kombin

14 Shtator, 2025 3:00 pm
Para
Tensionet ne Ukrainë, Biden telefonon Putin

Tensionet ne Ukrainë, Biden telefonon Putin

Rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit në Itali

Nesër nisin fluturimet drejt Anglisë, dokumentet që u duhen udhëtarëve
















TE FUNDIT

Ministrja Diella, Rama: Me ndihmën e saj, 4000 ligje integrimin për një vit

Shqipëria emëron ministren e parë në botë të krijuar nga inteligjenca artificiale
14 Shtator, 2025

Pas jehonës ndërkombëtare, përtej kufijve pyesin kush është Diella. Kryeministri Rama tregoi për Times Radio Politics ministren e parë në...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë

“Drejtësi për Kosovën dhe Çlirimtarët e saj”, Rama poston foto nga protesta në Hagë
14 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë....

Lexo më shumë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë

Rubio takohet me Netanyahun në Izrael: Aleanca me SHBA s’ka qenë kurrë kaq e fortë
14 Shtator, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, së bashku me Kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe Ambasadorin e SHBA-së Mike Huckabee, vizituan...

Lexo më shumë

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore

Australia investon 6.8 miliardë euro në nëndetëse bërthamore
14 Shtator, 2025

Qeveria australiane njoftoi se do të investojë një shumë prej 6.8 miliardë eurosh për të përmirësuar një nga kantieret e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com