Një “incident” ka ndodhur gjatë një aktiviteti elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Petrit Malaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet aktori Petrit Malaj, i cili fliste me banorët në Tropojë, ndërsa një flamur i Partisë Demokratike është valëvitur me dron sipër kokave të tyre. “Fitorja fluturon mbi Tropoje! Magjepese!! Sb” shkruan Berisha në Facebook.
Rasti është regjistruar rreth 16 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare./Opinion.al