Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në qeli Skënder Vathin, i akuzuar si organizator në vrasjen e Behar Sofisë.
Skënder Vathi kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë, por Gjykat ae Apelit ka refuzuar kërkesën e tij. Po ashtu, Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria.
Ndërkohë, tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masë së sigurisë.
Personi që dyshohet se ka qëlluar për vdekje biznesmenin Behar Sofia është 24-vjeçari Ernejt Shyti.
Ndërsa, Skënder Vathi konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë, dhe dyshohet se e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën.
Kujtojmë që më 25 shkurt të 2021 është ekzekutuar në mes të Tiranës biznesmeni Behar Sofia./Opinion.al