Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë këtë të enjte një operacion policor në qytetin e Elbasanit.
Sipas news 24, FNSH-të po kryen kontrolle në disa ambiente pranë zonës së Kombinatit Metalurgjik të këtij qyteti.
Mësohet se kontrollet po kryhen për kapjen e personave të dyshimtë ose që janë shpallur në kërkim më herët.
Ndërkohë, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Elbasanit, ndërsa priten detaje në vijim./Opinion.al