Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, Agim Krajka. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka në një postim në rrjetet sociale.
Krajka ka dhënë kontributin e tij në muzikë për 30 vite. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.
Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Agim Krajka është nderuar me titullin “Artist i Popullit./Opinion.al