Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka arritur të mposht COVID-19. Kushi shkruan në rrjetet sociale se pas shërimit ndihet e lehtësuar dhe me dëshirë të madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.
Po ashtu, ministrja apelon që qytetarët të respektojnë masat anti-COVID për të mbrijtur veten dhe familjarët e tyre.
“Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim. Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!”, shkruan Evis Kushi.