Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur do të fillojë përdorimi i testeve të shpejta ndaj koronavirusit?

2021/02/25 at 6:13 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kur do të fillojë përdorimi i testeve të shpejta ndaj koronavirusit?

Në të ardhmen të gjithë do të mund të përdorin një test të shpejtë për të përcaktuar vetë nëse janë infektuar me virusin Corona. Ministri i Shëndetësisë Spahn shpreson që përdorimi i testeve do të fillojë shpejt.


Në Gjermani është lejuar për herë të parë që personat të bëjnë teste vetë për të verifikuar nëse janë infektuar me virusin Corona apo jo. Instituti Federal për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore (BfArM) kumtoi, se janë dhënë miratimet speciale për tre produkte. Deri tani ekzistojnë vetëm teste të shpejta për zbulimin e një infeksioni me virusin Corona, të cilat kryhen nga stafi i trajnuar mjekësor. Ministri federal i Shëndetësisë Jens Spahn, deklaroi për televizionin gjerman ZDF se testet do të mund të blihen në të ardhmen edhe në dyqane. Spahn mendon se këto teste do të mund të futen në përdorim në javën e parë të marsit.

Tek tri llojet e testeve të deritanishme provat janë marrë nga goja apo nga hunda, deklaroi Instituti me seli në Bon. Sipas studimeve të publikuara nga prodhuesit, këto teste në të ardhmen do të mund të bëhen edhe nga personat që nuk janë ekspertë apo nuk janë stërvitur për testime.

Pothuajse 30 kërkesa për aprovim special të testeve

Para dhënies së një licence të veçantë për teste të tilla, Instituti Federal kontrollon jo vetëm funksionimin teknik të tyre. Por shtrohet edhe pyetja nëse testi mund të përdoret në mënyrë të sigurt nga personat që nuk janë trajnuar për këtë. Kjo përfshin edhe udhëzime dhe shpjegime të kuptueshme për secilin, se si funksionojnë këto teste, u tha paraprakisht. Prej datës 12 shkurt, në Institutin Federal kanë mbërritur rreth 30 kërkesa për licencimin dhe lejen e përdorimit të testeve të ndryshme.

Ndërsa mënyrën e rregullt të nxjerrjes së produkteve mjekësore në treg, e përcakton CE përmes organeve të veta të çertifikimit. Pavarësisht nga lejet e posaçme, Instituti Federal priste edhe teste të mëtejshme antigjene për përdorim të rregullt.

Testet e shpejta dhe vaksinat

Krahas vaksinave testet e shpejta janë një prej shtyllave më të rëndësishme në parandalimin e përhapjes së pandemisë. Kjo çështje ka fituar në peshë kohët e fundit, pas përhapjes së shpejtë të variantit akoma edhe më ngjitës të Coronës, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe, por edhe për shkak të hapjes së kopshteve dhe shkollave.

Testet e shpejta ndaj virusit Corona janë lejuar të përdoren edhe nga personeli  jo-mjekësor pas një trajnimi, prej datës 2 shkurt. Ministri Spahn fillimisht kishte njoftuar se testet e shpejta pa pagesë do të lejohen prej datës 1 mars dhe se ato do të mund të bëhen në qendrat për testime, tek mjeku i shtëpisë apo në farmaci. Por tani është vendosur që çështja e testeve të shpejta të trajtohet në samitin e ardhshëm të kancelares Merkel me kryeministrat e landeve, i cili do të mbahet me 3 mars./ DW

Etiketa: 2.700 testet antidopingcovid-19


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Nipi vdiq në kantierin e aeroportit të Kukësit, xhaxhai: Ishte me 2 fëmijë

Nipi vdiq në kantierin e aeroportit të Kukësit, xhaxhai: Ishte me 2 fëmijë

Policia arreston edhe nëntë persona për keqpërdorim të subvencioneve

Policia arreston edhe nëntë persona për keqpërdorim të subvencioneve

Covid/ Në BE janë vaksinuar vetëm 8% e popullatës

Covid/ Në BE janë vaksinuar vetëm 8% e popullatës
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}