Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka publikuar disa fotografi nga qyteti i Korçës, ku sipas tij ka ndryshuar si nata me ditën.
Sipas kryeministrit Rama në këtë qytet jug-lindor, janë shtuar gjithashtu edhe të ardhurat e ekonomisë vendore.
“S’ka më të verbër se sa ai që nuk do të shikojë, por Korça nga dje sot nuk ka ndryshuar si nata me ditën veç në dukje, po edhe në të ardhurat e ekonomisë vendore, që dje lëngonte nën pluhurin e harresës, ndërsa sot hap dita-ditës dyer të reja bujtinash, baresh, restorantesh, aktivitetesh lloj-lloj, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë në qytetin që sot e kupton pse të moçmit e quanin, “Parisi i Vogël” i Shqipërisë”, shkruan Rama.