Një muaj pas zhdukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli në Shqipëri vijon të mbetet mister se çfarë ka ndodhur.
Mediat italiane shkruajnë se autoritetet shqiptare kanë vonuar dërgimin e mostrave të ADN-së për t’i krahasuar me ato të vëllait të tij.
La nazione shkruan se janë tre elementët që karakterizojnë çështjen. Së pari, sipas medias italiane partnerja e tij shqiptare me të cilën Davide kishte një djalë, e cila ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.
Së dyti qëndron vonesa e informacioneve nga pala shqiptare. Ndërsa elementi i tretë është dëshmia e mikut sipërmarrës me të cilin Davide Pecorelli do të hapte një biznes.
“Unë u takova me Daviden në fund të vitit, për të folur për punë dhe ai konfirmoi interesin e tij për të gjetur partnerë në Shqipëri në mënyrë që të prodhonte mallra me markën” Hairdressers Milan “. Por jo vetëm kaq sepse midis tetorit dhe nëntorit, nga sa kam mundur të kuptoj, këta “partnerë” të mundshëm kishin ardhur në Itali dhe në fakt ai më kishte thënë një mbrëmje se kishte një takim të rëndësishëm … “, ka thënë ai për mediat italiane.
Davide Pecorelli, njihet si sipërmarrës në Itali. Gjithashtu Pecorelli, ka ushtruar dhe profesionin e arbitrit. Ai ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, si dhe ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A. Pekoreli prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë./Opinion.al