Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë më armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të së mërkurës në fshatin Krahës i Sipërm në Memaliaj. Policia informon se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi N. M., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut”, thotë policia.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al