Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse mësojmë dhe mbajmë mend disa gjëra dhe jo disa të tjera?

2021/01/21 at 9:47 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Si mësojmë?

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D.


Përse mësojmë dhe mbajmë mend disa gjëra dhe jo disa të tjera? Kujtesa për trurin është çelësi për të mësuar dhe kryer veprimet bazë për të jetuar. Të “harrosh” dhe të “kujtosh” është proces dhe, “ashtu si harresa, të mësuarit është një rrugëtim dinamik që kërkon një multiplikim të shkallës kohore” (Abbot, L. F., & Kandel E. R., 2012, p. 178). Nga momenti i lindjes së fëmijës përgjatë zhvillimit të trurit rrugëtimi i të mësuarit është fondamental për rritjen e shëndetshme si mendore. Zhvillimi i kujtesës është i komplikuar (Zhang, 2012) por elementë të rëndësishëm në strukturën e trurit për procesin e “kujtesës” janë plasticiteti i qelizave nervore dhe komunikimi synaptik (elektrik dhe kimik) midis këtyre qelizave (Kandel E. R., 2014).

Aftësia për ruajtjen e kujtesës varet nga arkitektura e rrjetit të qelizave nervore dhe nga aftësia e plasticitetit synaptik (aftesia per te ndryshuar strukturën qelizore), (Kandel E. R., 2014). Kujtesa afat-shkurtër varet nga zhvillimi synaptik që zgjat sekonda/minuta/orë ndërsa kujtesa afat-gjatë varet nga forcimin synaptik që zgjat prej disa ditë/javë/muaj (Castellucciet al, 1978; Carew et al, 1979).

Në mënyre më të thjeshtë mund të diskutohet se nëse nuk mbani mënd ku i keni vendosur çelsat e shtëpisë apo të makinës, mundësitë janë që qelizat nervore janë kufizuar në procesin e zhvillimit të tyre për atë veprim dhe mund të jenë eliminuar apo ndryshuar në një kohë të shkurtër. Në shpjegimin e mënyrës së sjelljes (behavior) është e rëndësishme të theksohet që këto veprime mund të ¨harrohen¨ apo ¨mësohen¨ duke u bazuar gjithashtu edhe në ambjentin/mjedisin ku zhvillohet aktiviteti (Maren, S. 2004).

Duke u bazuar në principin e ABA (Aplikmi i Sjelljes Analitike) ç´do veprim ka një fillim (antecedent), sjellje (behavior) dhe një konseguence që vepron si riforcim për tu “humbur” apo “mësuar”, (Greer, 2003; Rescorla, & Wagner, 1972). Si rrjedhojë, është thelbësore të kuptojmë që procesi i të mësuarit, varet nga plasticiteti i trurit, aftësia për të integruar informacione (Kandel E. R., 2014), mjedisi dhe vet-rregullimi i veprimtarisë së qelizave nervore në përputhje me rrethanat(Kandel E. R., 2014), ambjenti/mjedisi ku zhvilloni aktivitet, personat/individë që rrethoheni, kultura sociale, dhe sjellja (behavior), etj…(Greer, 2002). Gjithsesi, për të patur një process të shëndetshëm të zhillimit të processit të mesuarit duhet patur shumë kujdes që në ditët e para të lindjes së foshnjes. Përballimi me stresin e fillimit te jetës dhe mjedisi që e rrethon mund të influencoj në ndryshimet epigjenetike (ADN), (Kandel E. R., 2014).

Në përfundim është e rëndësishme të theksohet se në rrugëtimin e të mësuarit janë të rëndësishme si zhvillimi dhe aktiviteti i qelizave nervore ashtu dhe ambjentin/mjedisin/sjellja (behavior) ku zhvillohet aktiviteti (Maren, S. 2004). Një shëmbull konkret ku aktiviteti i trurit dhe ambienti janë të pranishme dhe influencojen njëra tjetrën në veprimtari janë frika dhe ç’rregullime të ankthit zhvillohen pas përvojës së një ngjarje (fizike, emocionale, sexuale). Për shkak të një përforcimi të fortë emocional në procesing e formimit të qelizave nervore, kujtimet traumatike janë të fuqishme (Vazdarjanova, A. 2004). Si pasojë sa më të fuqishme të jenë formimet qelizore aq më të vështira bëhen për t’u trajtuar apo harruar.

Etiketa: kujtesamësojmëtruri


Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Vaksina Pfizer,Manastirliu:40.000 doza brenda shkurtit,të tjerat në Korrik

Vaksina Pfizer,Manastirliu:40.000 doza brenda shkurtit,të tjerat në Korrik

VideoLajm/ Artan Hoxha: Saimir Tahiri është kërcënim për maxhorancën

Rihapja e dosjes së 21 Janarit, Hoxha: Është kërkuar që të hetojë SPAK

Pasaportë vaksinimi për udhëtime? Manastirliu: Dokumenti tek e-Albania

Pasaportë vaksinimi për udhëtime? Manastirliu: Dokumenti tek e-Albania
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com