Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota reagon pas dhunës në Kapitol: Sulm ndaj demokracisë

2021/01/07 at 8:25 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bota reagon pas dhunës në Kapitol: Sulm ndaj demokracisë

Në mbarë botën kanë reguar të shokuar politikanët lidhur me trazirat në Uahsington dhe vërshimin e demonstruesve, mbështetës të presidentit Donald Trump në Kapitol. Disa bëjnë fjalë për një „sulm ndaj demokracisë“.


„Jam vërtetë i shokuar dhe i trishtuar, që kombi ynë – një pishtar dhe shpresë për demokracinë për shumë kohë – ka mbërritur në një pikë kaq të errët.” Eshtë ky reagimi i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Joe Biden: „Kongresi i SHBA-së është një tempull i demokracisë. Të vështrosh skenat e sotme në Uashongton D.C. është një shok”, thekson Biden.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel nënvizon: “Armiqtë e demokracisë do të gëzohen nga këto imazhe të papërfytyrueshme nga Uashingtoni. (…) Trump dhe mbështetësit e tij më në fund duhet ta pranojnë vendimin e votueseve dhe të votuesve amerikanë dhe të heqin dorë prej shkeljes me këmbë të demokracisë.”

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas në reagimin e tij thekson: „Eshtë një sulm i padurueshem ndaj demokracisë. Presidenti Trump e ka përçarë thellë vendin – tani po duket se sa shumë (është përçarë) vendi.

Presidentja e Komisonit të BE-së Ursula von der Leyen: „SHBA në mbarë botën janë simboli i demokracisë e tani është vendimtare, që atje të realizohet një ndryshim paqësor dhe i rregullt i pushtetit.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vëren: „Aktet e dhunës ndaj institucioneve armeikane janë një sulm i rëndë ndaj demokracisë.”

Kryeministri i Italisë thekson besiminndaj demokracisë amerikane: „Demokracia amerikane është rezistente, ka rrënjë të thella dhe do ta kapërcejë krizën.” Mobilizim i gardës kombëtare

Pas mësymjes së demonstruesve përkrahës të presidentit Donald Trump, që nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve preisdneciale, në Kapitol u dërguan trupat e gardës kombëtare. Në kohën që Kongresi po mblidhej për të vulosur humbjen e Trumpit, kampi i përkrahësve të tij doli në protesta të dhunshme. Gjatë trazirave një grua humbi  jetën. Masa e demonstruesve të indinjuar pasi çau me dhunë gardhin e sigurisë sulmoi Kapitolin duke depërtuar deri në mjediset e brendëshme. Imazhet filmike dhe fotografike tregojnë, se si njerëzit e revoltuar marshojnë në mjediset e brendshme në National Statuary Hall.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e ndërprenë seancën, gjatë së cilës do të vulosej humbja e Trump kundrejt rivalit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sipas NBC nënpresidenti Mike Pence u zhvendos në një vend të sigurtë. Kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Boëser vendosi ndalim-qarkullimin, që hyri në fuqi në orën 18:00 (06.01). Nga të shtënat humbi jetën një grua, sipas të dhënave të policisë. Disa shtete federale kanë dërguar gardën kombëtare në Uashington për mbrojtjen e Kongresit. Sipas të dhënave të autoriteteve ndërkohë Kapitoli është sërish i sigurtë.

Demokratët e presidentit të ardhshëm Joe Biden, sipas parashikimeve të mediave në SHBA me zgjedhjet në shtetin federal të Georgias kanë siguruar kontrollin në Senatin e SHBA-së. Mediat NBC dhe CBS si dhe agjencia AP njoftojnë, se pas kandidatit Raphael Warnock dhe Jon Ossoff ka fituar në votimet në Georgia./ DW

Etiketa: protestaReagimeshba


Ju sugjerojmë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Para
Protesta, Obama: Moment çnderimi dhe turpi për kombin tonë

Protesta, Obama: Moment çnderimi dhe turpi për kombin tonë

COVID-19/ Basha kundër ndryshimeve në Kodin Penal

Largimi i shqiptarëve, Basha: Rama katastrofë kombëtare, ta largojmë

Grabitja, Lleshaj tregon kush e njoftoi policinë

“Të përdoret forca kur është e nevojshme”, Lleshaj për protestën në SHBA
















TE FUNDIT

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
13 Qershor, 2026

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës së Hormuzit. Kështu kanë bërë...

Lexo më shumë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor, 2026

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë e tij të raketave SpaceX...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
13 Qershor, 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}