Një bombol gazi ka shpërthyer në Kosovë, ku si pasojë kanë mbetur 31 persona të plagosur.
Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në një restorant në Ferizaj, në lagjen “The village”.
Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për mediat kosovare se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 persona. Ata kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë. Shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për shërim në QKUK në Prishtinë.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave./Opinion.al