Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin e Merkel diskutojnë mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave

2021/01/05 at 12:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin e Merkel diskutojnë mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit, raporton AFP.

Kremlini njoftoi se diskutimet u zhvilluan në kuadër të një telefonate që patën të dy liderët të martën.

“U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”, tha Kremlini në një deklaratë.

Në deklaratë u tha se është arritur pajtim që kontaktet të vazhdojnë mes ministrive të shëndetit të të dyja vendeve dhe agjencive të specializuara.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjidhjen e konfliktit midis Kievit dhe forcave separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, pasi situata ka mbetur e bllokuar që kur u nënshkruan marrëveshjet e paqes më 2015.

Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur rivendosjen e bllokimeve në të gjithë vendin.

Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar bashkërisht nga Pfizer dhe kompania me bazë në Mainz – BioNtech, ndërsa Rusia ka hedhur në qarkullim masiv vaksinën e saj – Sputnik V.

Në muajin gusht 2020, Rusia njoftoi se do të fillojë përdorimin e vaksinës së saj para fillimit të provave klinike në shkallë të gjerë, duke ngritur shqetësime mbi shpejtësinë e procedurës së licencimit.

Disa kritikë e kanë përshkruar këtë veprim si një mjet për të forcuar ndikimin gjeopolitik të Rusisë.

Alexander Gintsburg, drejtori i qendrës shtetërore të kërkimit Gamaleya që e zhvilloi vaksinën Sputnik, të martën tha se mbi 1 milion njerëz në Rusi janë vaksinuar.

Moska dërgoi gjithashtu vaksinat e saj në Bjellorusi, Serbi dhe Argjentinë dhe njoftoi se Bolivia do të furnizohet me 2.6 milionë doza./REL

Etiketa: covid-19gjermanirusiVaksina

Ju sugjerojmë

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

28 Tetor, 2025 9:01 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

28 Tetor, 2025 8:17 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

28 Tetor, 2025 7:54 am
Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
Para
Tiranë/ 30-vjeçari hidhet nga Ura e Institutit

U zhdukën në 1 janar, gjenden në Përmet dy të miturat nga Tirana

Vrasja në Tiranë/ Motra tjetër e viktimave, e dashura e djalit të autorit

Vrasja në Tiranë/ Motra tjetër e viktimave, e dashura e djalit të autorit

Arrestohet në Rinas 50-vjeçari, për çfarë akuzohet

Erdhën nga Britania dhe nuk zbatuan karantinën, gjobiten 6 qytetarë

TE FUNDIT

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë

Trump nënshkruan marrëveshjen historike për mineralet e rralla me Japoninë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan një marrëveshje kornizë mbi...

Lexo më shumë

Moti/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
28 Tetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës....

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
28 Tetor, 2025

Dashi Partneri do ju tregoje sot se është një kënaqësi e madhe t’iu kesh pranë ju. Nuk do mungojnë surprizat...

Lexo më shumë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com