Autoritetet shëndetësore në Itali kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 347 persona nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 75,332.
Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin u raportuan 14.245 raste të reja nga 102.974 tampone të kryera.
Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2.155.446. Për ditën e dytë radhazi, shtrimet në spitalet e posaçme COVID në Itali janë rritur.
Aktualisht janë 23.075 të shtruar dhe 2.583 në terapi intensive këta të fundit, 14 më shumë se dje./ Opinion.al