Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Buxheti i Tiranës orientohet tek interesat klienteliste

2020/12/21 at 2:11 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Buxheti i Tiranës orientohet tek interesat klienteliste

Partia Demokratike ka hedhur akuza në adresë të Bashkisë së Tiranës në lidhje me buxhetin 2021.

Ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku në një dalje për mediat u shpreh se Bashkia e Tiranës do të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm duke u orientuar tek interesat klienteliste të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe jo sipas saj tek interesi i qytetarëve.

Sipas ish- deputetes, në këtë buxhet nuk është parashikuar që të ndihmohen bizneset e vogla të cila po kalojnë një kohë të vështirë për shkak pandemisë COVID-19.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Këto ditë, Bashkia e Tiranës do të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm duke u orientuar tek interesat klienteliste të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe jo tek interesi i qytetarëve.

  • Qyteti do të vazhdojë të jetë nën pushtetin e betonit.
    •Trafiku do të vazhdojë të jetë i rënduar.
    •Bizneset do të vazhdojnë të mbyten me taksa të larta.
    •Parkimet do të vazhdojnë të zhduken dhe qytetarët do të vazhdojnë të gjobiten për parkime nga Erion Veliaj.
    •Prindërit do të vazhdojnë të shpenzojmë më shumë lekë dhe kohë për të çuar fëmijët nëpër qendra tregtare për të luajtur ose në kampe private, sepse oborret dhe lulishtet janë zhdukur nga betoni.
    •Smogu dhe ndotja e ajrit do të vazhdojë të mbizotërojë në kryeqytetin gjithmonë e më pabanueshëm.
    •Taksat tona të pastrimit do të vazhdojnë të shkojnë për llogari të inceneratorit fantazëm të Tiranës.
  • Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë në çezmat tona.

Buxheti 2021 i Bashkisë së Tiranës nuk zgjidh asnjë nga këto probleme të përditshmërisë së qytetarëve. Nuk krijon vende pune përmes investimeve, por rrit numrin e punësuarve partiakë në administratën e bashkisë, që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës.
Buxheti që Erion Veliaj pritet të miratojë këto ditë nuk merr në konsideratë asnjë ndihmë për bizneset e vogla, megjithëse shumica e bizneseve të goditura nga pandemia janë në Tiranë.
60 biznese mbyllen në ditë. Papunësia është rritur me 100 mijë të papunë, por për të zbutur këtë krizë të thellë Erion Veliaj nuk ka marrë asnjë masë në buxhet.
Në të kundërtën e ndihmës, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka parashikuar të shtrydhë edhe më tej bizneset dhe qytetarët, të cilët do të paguajnë më shumë se këtë vit rreth 21 milionë euro taksë mbi ndërtesën.
Të gjithë do të paguajmë më shumë edhe për pastrimin e qytetit. Janë 17 milionë euro më shumë për taksën e pastrimit, por këto nuk do të shkojnë që të kemi një qytet më të pastër jo vetëm në qendrën e tij. Erion Veliaj do t’i çojë paratë në llogarinë e incineratorit të Tiranës.
Tirana nuk është më vetëm vendi me ndotjen më të madhe, vendi me mungesën më të madhe të gjelbërimit, por vendi që i gënjen qytetarët se tarifat e parkimit janë në shërbim të ekosistemit. Qytetarët do të paguajnë më shumë se 4 milionë euro për parkim, ndërkohë që nuk kanë as shërbimet kryesore dhe asnjë masë ekologjike për qytetin.
Tirana që ne kemi njohur, qyteti në të cilin jemi rritur shumë prej nesh po zhduket dita ditës. Ky qytet nuk ka më parqe por edhe qendra e saj po mbushet kulla të gjata betoni aq sa për vitin e ardhshëm bashkia pret që të grumbullojë 1/3 e të ardhurave të saj nga ndërtimet.
Sot, kryebetonieri Veliaj po shkatërron çdo objekt historik të vendit. Siç e shihni, pas kullës së Sahatit dhe vetëm pak metra pas zyrës së Veliajt po ndërtohet një mamuth betoni.
Kulla të ngjashme do të shkatërrojnë Tiranën dhe këto kulla janë investimi i vetëm i kryebetonierit Veliaj.
Tirana e shekullit të 21, e drejtuar nga kryebetonieri që do të marr borxh në kurriz të shqiptarëve mbi 30 mln euro për të ndërtuar kullën në vendin ku ishte Teatri, as me këtë buxhet nuk do të mbajë premtimin për 24 orë ujë të pijshëm.
Tirana do të vazhdojë të jetë si në mesjetë, pa ujë të pijshëm 24 orë, megjithëse në këto 5 vjet, Erion Veliaj ka rritur çmimin e ujit, duke e bërë atë ndër më të shtrenjtët në vend.

Tirana është kthyer në një qytet që është vështirë se mund të jetohet. Nga njëra anë është kryebashkiaku që thyen rekord me lejet e ndërtimit, betonizimin dhe taksat e larta, nga ana tjetër janë qytetarët që po paguajnë shtrenjtë një kryebashkiak dhe kryeministër që dinë vetëm të gënjejnë dhe të shohin interesin e tyre personal. Boll më! Qytetarët nuk durojnë dot më propagandën e kreut të qeverisë dhe kopjes së tij në bashki. Është koha për të bërë ndryshimin që presin të gjithë!/ Opinion.al

Etiketa: bashkia tiranebuxhetijorida tabaku

Ju sugjerojmë

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe
Aktualitet

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

25 Maj, 2025 7:17 pm
Kosovë/Policia nis hetim ndaj zyrtarit, por mohon ushtrimin e dhunës ndaj maturantit
Rajoni

Kosovë/Policia nis hetim ndaj zyrtarit, por mohon ushtrimin e dhunës ndaj maturantit

25 Maj, 2025 7:07 pm
Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
Bota

Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

25 Maj, 2025 6:39 pm
Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
Aktualitet

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

25 Maj, 2025 6:11 pm
Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk
Bota

Komandanti rus: U tentua të sulmohej helikopteri i Putinit mbi Kursk

25 Maj, 2025 5:51 pm
RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE
Rajoni

RMV,presidentja:Diplomacia dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE

25 Maj, 2025 5:27 pm
Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët
Bota

Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët

25 Maj, 2025 5:15 pm
Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Bota

Mark Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO

25 Maj, 2025 4:55 pm
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit
Aktualitet

Plakja e popullsisë me ritme të shpejta, mungon mjeku specialist për të moshuarit

25 Maj, 2025 4:29 pm
Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik
Bota

Këshilli i Europës: GJEDNJ të mos vihet nën presion politik

25 Maj, 2025 4:09 pm
Para
Vota e emigrantëve, Majko: Adresa e banimit nuk është kusht

Vota e emigrantëve, Majko: Adresa e banimit nuk është kusht

Kokë e trafikut të kokainës, arrestohet nipi i deputetit të PS

Kokë e trafikut të kokainës, arrestohet nipi i deputetit të PS

COVID-19/ Manastrirliu: Kemi numrin më të ulët të vdekjeve në rajon

Varianti i ri i COVID-19, Shqipëria ndërpret fluturimet me Britaninë

TE FUNDIT

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe
25 Maj, 2025

Mehmeti ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, vëllanë e tij, Rexhepin. Në insertin...

Lexo më shumë

Kosovë/Policia nis hetim ndaj zyrtarit, por mohon ushtrimin e dhunës ndaj maturantit

Kosovë/Policia nis hetim ndaj zyrtarit, por mohon ushtrimin e dhunës ndaj maturantit
25 Maj, 2025

Policia e Kosovës e ka mohuar përsëri se ka pasur dhunë në ndërhyjnë e saj ndaj një incidenti verbal që...

Lexo më shumë

Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

Kaja Kallas vizitë zyrtare në Tiranë më 8 Prill
25 Maj, 2025

Përballë një vale të re dhune që po trondit Ukrainën, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme...

Lexo më shumë

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë

Fier/Goditi një shtetas me babain,arrestohet djali duke u larguar drejt Greqisë
25 Maj, 2025

Policia ka arrestuar edhe autorin tjetër të tentativës për vrasje, ndodhur të shtunën në fshatin Shtyllas të Fierit. 41-vjeçari, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com