Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë orëve të para të ditës, ndërsa ndonjë shi i izoluar do ketë në veriperëndim të Shqipërisë.
Mesdita sjellë dominim të kthjellimeve, por sërish mbrëmja shton vranësirat duke sjellë reshje shiu fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë./ Opinion.al