Dy vëllezër janë vënë në pranga nga policia, pasi akuzohen se kanë grabitur një sasi bizhuterish me vlerë prej 8 milionë lekësh në një argjendari, në kryeqytet.
Sipas informacioneve, janë arrestuar Arlind Spahija 27-vjeç dhe Arvid Spahija, 25-vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje.
Dy vëllezërit kanë grabitur një argjendari në rrugën “Muhamet Gjollesha” në pronësi të shtetasit iniciale Z.S., dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”.
“Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. S, 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja” njofton policia .
Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së dy vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, si dhe automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute./Opinion.al