Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Bulqizës pasi mbante armë pa leje.
Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Denion Fiku, të cilit i janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe municion luftarak.
Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.
20-vjeçari akuzohet për “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”;
Ndërkohë, policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë për “Moskallëzimi i krimit”, të cilët janë identifikuar me inicialet S. H., 24 vjeç dhe A. Ç., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al