Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Itali. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 853 persona nga COVID-19.
Një përmirësim të lehtë kanë shënuar rastet e reja të cilat kanë qenë 23 mijë në 24 orët e fundit nga 189 mijë testime të kryera.
Sipas të dhënave, që nga nisja e pandemisë Italia regjistron rreth 51 mijë viktima nga Covid-19 dhe 1,4 milionë të infektuar./ Opinion.al