Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akuzat për helikopterët/ Xhaçka-PD: Po hidhet baltë mbi punën e FA-së

2020/11/24 at 5:16 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat për helikopterët/ Xhaçka-PD: Po hidhet baltë mbi punën e FA-së

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se po përdor helikopterë të Forcave të Armatosura për fushatën në Dibër.


Xhaçka ka deklaruar se këto akuza janë të pabaza si dhe inskenime të ulëta të cilat hedhin baltë mbi punën e FA-së. Ajo thekson se asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA-së.

“Ndoqëm sot me habi dhe indinjatë një deklaratë të znj. Albana Vokshi, e cila përsëriste pa menduar disa akuza të pabaza për përdorimin e helikopterëve të FA për të bërë fushatë elektorale, ngritur nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD, sepse u refuzua me përbuzje nga anëtarësia e kësaj partie ne qarkun e Dibrës, të cilët e njohin shumë mirë atë, karakterin dhe bëmat e tij, tenton tani të fitojë pikë me kryesinë e PD duke sajuar histori ala babale me helikopterë. Akuza si këto, në fakt nuk meritojnë përgjigje, sepse janë inskenime të ulëta dhe përpjekje për të hedhur baltë e për të nxirë punën e mirë që është bërë në FA në këto vite. Por, në respekt të qytetarëve, duam të sqarojmë që në asnjë rast, as Ministri dhe asnjë zyrtar i lartë civil apo ushtarak i Dikasterit të Mbrojtjes, nuk ka përdorur për qëllime politike, elektorale apo personale, asnjë mjet të FA, e jo më pastaj helikopterët”, shprehet ministrja.

Ndër të tjera ministrja Xhaçka ka theksuar se ministri si dhe drejtuesit e FA kanë të drejtë bazuar në procedura të përcaktuara që të përdorin mjetet e FA, përfshirë edhe helikopterët.

“Duam t’i sqarojmë po ashtu qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët. Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.

Jemi të keqardhur, që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e ëikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan.

Sot FA përjetojnë një realitet krejt tjetër. Ato gëzojnë besimin e partnerëve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët i vlerësojnë FA ne anketime si institucionin më të besuar për shqiptarët. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në rrugën e nisur, duke çuar përpara modernizimin dhe profesionalizimin e FA, larg modelit të së kaluarës, të cilit i përket autori i këtyre akuzave” thotë Xhaçka./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
Kryesore

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

23 Dhjetor, 2025 11:26 am
Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
Aktualitet

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

23 Dhjetor, 2025 9:34 am
Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

23 Dhjetor, 2025 7:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

23 Dhjetor, 2025 7:58 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23 Dhjetor, 2025 7:56 am
Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
Bota

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

22 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Para
Dy shpërthime në Afganistan, shënohen 14 viktima dhe 40 të plagosur

Dy shpërthime në Afganistan, shënohen 14 viktima dhe 40 të plagosur

Koronavirusi, rekord viktimash në Greqi

Koronavirusi, rekord viktimash në Greqi

COVID-19 në Itali, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

COVID-19 në Itali, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD

Kaosi në Kuvend, përjashtohen për 30 ditë 6 deputetë të PD
23 Dhjetor, 2025

Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Elda Hoti dhe Fidel Kreka, janë përjashtuar...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona

Protesta e opozitës, Policia arreston 4 persona
23 Dhjetor, 2025

Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026

Media britanike: Shqipëria mes destinacioneve kryesore për të udhëtuar në 2026
23 Dhjetor, 2025

Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
23 Dhjetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com