Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të masave anti-COVID.
Në një intervistë për “ABC News” , Meta është pyetur dhe për pjesëmarrjen e tij në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gjobit.
Presidenti tha se ka respektuar masat, ndërsa shtoi se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
Ndër të tjera, Meta tha se policët duhet të bëjnë detyrën dhe në mbrojtje të zgjedhjeve të 25 prillit ose do të përfundojnë në këmbët e popullit.
“Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta./ Opinion.al