Shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri kanë një rënie të lehtë të dielën, karahasuar me ditët më parë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 565 persona. Në fakt sikurse shihet edhe nga të dhënat, kjo rënie e infektimeve është e shoqëruar edhe me rënie të testimeve. Në 24 orët e fundit janë kryer 2084 testime, ndërkohë që një ditë më parë ishin 737 raste dhe 2470 testime.
“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 565 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
146 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 50 raste në Lezhë, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Gramsh, 25 raste në Sarandë, 24 raste në Kavajë, 22 raste në Shkodër, Fier, 18 raste në Kuçovë, 17 raste në Korçë, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Përmet, 10 raste në Krujë, Pukë, 7 raste në Vlorë, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Has, 2 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Kurbin, Dibër, Pogradec, Peqin, Kolonjë”, njofton ministria.
Fatkeqësisht edhe numri i viktimave mbetet i lartë, pasi raportohet se 14 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orë.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetarë nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Berati, të moshave 59-82 vjeç”, njofton ministria./Opinion.al