Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha tregon kush përfiton nga akuzat kundër tij për rolin në Kosovë

2020/11/19 at 10:02 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha tregon kush përfiton nga akuzat kundër tij për rolin në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mohoi sot në studion e emisionit “Opinion” akuzat që janë ngritur në lidhje me rolin e tij gjatë kohës që ka punuar në Kosovë.

Sipas tij ka nga ata që përfitojnë nga këto akuza. Basha tha se përfituesit janë ata që duan të zhvendosin vëmendjen nga situata e pandemisë dhe ajo ekonomike.

Ai shtoi se ky është një sulm ndaj tij për shkak të akuzave të opozitës mbi inceneratorët dhe së treti ai iu referua kryeministrit Rama që sipas kreut të PD ka komplekse ndaj tij.

Blendi Fevziu: Pyetja është direkte. Kush fshihet, thuaje direkt?

Lulzim Basha: Për mua ka tre faktorë që fshihen dhe pastaj mund t’i marrim një nga një. E para, kush përfiton nga kjo. Përfitojnë ata që heqin vëmendjen nga një problematikë që është rënduar e që ekziston sot në vend, që është pandemia dhe kriza ekonomike. E dyta, përfitojnë ata të cilët e kanë treguar veten e tyre përmes një aleance financiare me një nga dy televizionet e mëdha kombëtare. Për tre javë me radhë, subjekti i denoncimeve të opozitës që janë pronarët e inceneratorëve dhe ortakët e tyre për një arsye të thjeshtë, pastaj mund ta diskutojmë në detaje, sepse një prokuror i vetëm tre pyetje po t’u bëjë atyre, atëherë do të kemi të bëjmë me një megaproces si në Siçili, ku do të përfshihen politikanët më të mëdhenj të vendit dhe anëtarë të krimit të organizuar, që kanë përfituar në kohë pandemie mbi 75 milionë euro në kurriz të shqiptarëve dhe e treta….

Blendi Fevziu: Prit, prit pronarët mund të kenë përfituar, por krimi organizuar të ketë marrë 75 milionë euro, kjo është cmenduri…

Lulzim Basha: Bashkarisht, t’i marrin një nga një por meqë thatë…

Blendi Fevziu: Po prit, më mbrapa, të mbarojmë njëherë me të tretën.

Lulzim Basha: Mund ta them dhe të tretën?

Fevziu: Po.

Lulzim Basha: E treta është gjykimi im. Do kesh pak durim ta dëgjosh.

Fevziu: Vetëm të lutem shkurt, Basha!

Lulzim Basha: Jo, të lutem shumë, meqë më ke thirrur, do më japësh kohë.

Fevziu: “Meqë më ke thirrur”. Po nuk mund të mbash fjalim.

Lulzim Basha: Këtu jam unë, më bëni të gjithë pyetjet. E bëri një pyetje, do ta mbaroj. Bëni pyetje të tjera, do të merrni përgjigje.

Favziu: Dakord mo, dakord.

Lulzim Basha: E treta që nuk është faji im, janë komplekset e Edi Ramës. Ka ca komplekse ai sepse ato të cilat unë kam patur privilegjin dhe nderin të shërbej dhe t’i bëj në 8 vite, ai s’i bën dot në 80 vite. Kur isha Ministër Transporti kam bërë Rrugën e Kombit, ky i vuri tra Rrugës së Kombit. Kur isha Ministër i Jashtëm kam qëndruar krah George Bushit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, kam bërë luftë me Lavrovin dhe Hukerinicin, dhe i keni pamjet këtu për pavarësinë e Kosovës dhe më vonë për njohjen e Kosovës, ndërkohë që ky me 10 vjetor përmendte Presidentin e përbashkët, në gjykimin tim duke i thënë gjithë botës që ky nuk është shtet dhe duke i shërbyer një ideje që shkon kundër shtetësisë së Kosovës. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
Bota

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

19 Maj, 2025 2:47 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Lindjet/ Rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Aktualitet

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

19 Maj, 2025 2:20 pm
Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike
Aktualitet

Shkodër/ Aksion kundër kanabisit, policia asgjëson mbi 1,700 bimë narkotike

19 Maj, 2025 2:08 pm
Votimi nga jashtë mund të shpallet i pavlefshëm? Ja si përgjigjet Celibashi
Aktualitet

Votimi nga jashtë mund të shpallet i pavlefshëm? Ja si përgjigjet Celibashi

19 Maj, 2025 2:05 pm
“Nuk do të lejoj një zi buke në Rripin e Gazës”/ Zotimi i kryeministrit izraelit
Bota

“Nuk do të lejoj një zi buke në Rripin e Gazës”/ Zotimi i kryeministrit izraelit

19 Maj, 2025 1:48 pm
Para
Haxhiu – Bashës: Partia jote e përdori korrektësinë time për propagandë

Haxhiu - Bashës: Partia jote e përdori korrektësinë time për propagandë

Basha: Dokumenti nga morgu, nga 923 vdekje Covid janë raportuar 509

Basha: Dokumenti nga morgu, nga 923 vdekje Covid janë raportuar 509

Video/Basha gabon me shifrat, Vangjeli: Ai tjetri e bëri meme

Video/Basha gabon me shifrat, Vangjeli: Ai tjetri e bëri meme

TE FUNDIT

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
19 Maj, 2025

Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Në një prononcim për gazetarët, avokati Genc Gjokutaj theksoi se...

Lexo më shumë

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim në Institucionin e Presidentit Kursin e Lartë të Sigurisë dhe...

Lexo më shumë

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
19 Maj, 2025

Ish-presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar për herë të parë, pasi zyra e tij njoftoi se ai është diagnostikuar...

Lexo më shumë

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
19 Maj, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas 7 muajsh “zvarritje”, kaloi për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com