Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buxheti i 2021/ PD: Arka personale e oligarkëve

2020/11/05 at 5:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tabaku: 160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit

Partia Demokratike ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projekt buxhetit të vitit 2021. Ish- deputetja Jorida Tabaku tha se ky buxhet nuk zgjidh dhe as nuk shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit dhe pandemisë, por sipas saj është një gënjeshtër elektorale.


Tabaku deklaron se mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen sepse prioritet për qeverinë nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fondeve të rindërtimit.

Teksa e ka quajtur buxhetin e vitit 2021 “Arka personale e oligarkëve”, Tabaku thekson se parlamenti sot miratoi një buxhet që zyrtarisht pretendon se do t’i paguajë PPP-ve 120 mln euro në vit.

Deklaratë e plotë

Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të flasë mër buxhetin, me siguri do të ketë qeshur. Por në fakt, është një situatë për të qeshur e për të qarë. Pas 8 vjet dështimesh, me mjeshtërinë më të lartë të mashtrimit, Edi Rama premtoi sërish, shëndetësinë falas. 

Nuk ka tallje më të madhe se kjo për shqiptarët.  Një kryeministër në ditët e fundit të karrierës politike, që përpiqet të kapet pas fijes së barit dhe të bëjë shqiptarët për budallenj, duke u premtuar shëndetësinë falas. Në një vit qytetarët paguajnë mbi 400 milionë euro në sistemin shëndetësor privat, sepse Edi Rama vetëm e përkeqësoi gjendjen në spitalet publike, duke i çuar paratë tek koncesionet e tij korruptive. 

Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin. Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa që kanë lidhur kontot e tyre bankare me fatin e Edi Ramës në pushtet. 

Buxheti 2021 është lajmi i keq për çdo shqiptar që sot vuan aktet e papërgjegjshme 8 vjeçare të qeverisë së kalbur nga korrupsioni. 
Fatmirësisht, ky është akti i fundit i Edi Ramës si kryeministër. Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë. Mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen, sepse prioritet për këtë qeveri nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fodenve të rindërtimit.

Mbi 100 mijë të papunë ende sot rrugëve ndërsa konsumi ka rënë dhe rënia ekonomike pritet të jetë në kufijtë e 10% sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare. Buxheti është një gënjështër e madhe elektorale. Nuk ka për të patur as rritje pagash reale, as heqje taksash të vërteta. Është vetëm një karrem për të marrë ndonjë votë përmes mashtrimeve të paskrupullta.

Edi Rama është i pabesueshëm! Për 8 vjet ai vetëm sa i rriti taksat biznesit të vogël, i gjobiti përmes taksidarëve të tatimeve dhe çdo lloj ushtrie tjetër gjobëvënësish, duke falimetuar çdo vit mijëra e mijëra biznese, duke i detyruar shumë prej tyre edhe të largohen nga vendi. Ky është buxheti i borxhit më të madh publik. Edi Rama kërkon të mbijetojë në politikë duke u vënë në kurriz shqiptarëve qindra miliinë euro euro të tjera borxh, të cilat nuk shkojnë për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të paguar oligakrët e tij, për te paguar incëneratorët dhe luksin e zyrave të qeverisë së tij të kalbur nga korrupsioni. 

Parlamenti sot, miraton një buxhet që zyrtarisht pretendon se do t’i paguajë PPP-ve 120 mln euro në vit. Një buxhet që në realitet po përgatitet të paguajë mbi 339 mln euro për këto PPP që shqiptarëve nuk i kanë sjellë, përfitime, ndërsa oligarkëve u kanë çuar deri më tani gati 1 mld euro të ardhura të sigurara nga taksat e shqiptarëve. Prandaj ky buxhet është asgjë më pak se sa “Arka personale e oligarkëve”. Ata po përdorin këtë buxhet që nga taksat e larta që i merren të punësuarve, vetëpunësuarve, biznesit dhe çdokujt tjetër të fitojnë kontrata të sigurta disa milionë euro. Janë 120 mln euro për PPP, 38 mln euro për tendera rehatie të zyrave qeveritare apo dhe 1.7 mld euro që janë vetëm 7 projekte të reja të panevojshme në këtë vit të vështirë dhe delikate.

Kjo qeveri dhe mbi të gjitha Edi Rama nuk ka pasur kurrë një vizion ekonomik që t’u shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ajo për të cilën ai ka luftuar vazhdimisht është interesi i tij privat dhe i një grupi të vogël njerëzish pranë tij që në këto 7 vite e pak kanë plaçkitur taksat e shqitparëve për t’u pasuruar. Shqiptarët punëtorë dhe të heshtur, ata që për vite me radhë kanë duruar pabesitë dhe vjedhjen e xhepave të tyre, bizneset që janë vjedhur nga një qeveri e papërgjegjshme që nuk mendon për to, do t’i përgjigjen me votë duke e ndëshkuar arkitektin e vërtetë vërtetë të krizës së tyre më të madhe ekonomike dhe pasigurisë për familjet.

Shqiptarët do t’i përgjgijen njeriut që e dërgoi Shqipërinë në emigracion dhe Shqipërinë në papunësi. Shqiptarët në 25 prill 2021 do t’i japin fund Shqipërisë me Koncesion për t’i dhënë jetë Shqipërisë në Punë. Do të largohen përfundimisht nga Shqipëria në Emigracion për të ndërtuar këtu së bashku një shtëpi për të gjithë./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Refuzoi izolimin, Suedia shënon rritje rekord të rasteve me COVID-19

Refuzoi izolimin, Suedia shënon rritje rekord të rasteve me COVID-19

Koronavirusi/ 217 viktima në Itali, rritet numri i rasteve të reja

Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Itali, viktimat ditore i kalojnë 400

Veliaj në krah të Thaçit: Luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës

Veliaj në krah të Thaçit: Luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com