Vendi ynë mbetet sot nën prezencën e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore të vendit tonë vranësirat do të jenë më të dukshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 22°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Ndërkohë meteorologët parashikojnë mot me diell dhe të qëndrueshëm edhe në javën e parë të nëntorit, në 7-8 ditët e fillimit të tij. Po kështu nuk priten ndryshime të ndjeshme edhe në temperaturat e ajrit./Opinion.al