Dëme të shumta materiale dhe dy viktima. Ky është bilanci paraprak i tërmetit 6.6 Rihter në Samos të Greqisë.
Tërmeti ka shkatërruar ndër të tjera edhe një kishë.
Mediat greke bëjnë të ditur se viktimat janë dy të rinj, 17 dhe 15 vjeç, të cilët janë zënë nga muri i shembur i një ndërtese. Ata ishin duke kaluar në një rrugë të ngushtë kur një mur u shemb dhe i zuri poshtë.
Reagim ka patur edhe nga ana e kryeministrit grek, Qiriako Micotaqis.
Teksa theksoi se Samosi qëndroi i fortë, ai tha se një ekip qeveritar po shkon në ishull për t’u marrë me problemet që shkaktoi tërmetit.
“Samos rezistoi! Një ekip qeveritar po shkon në ishull për t’u marrë me problemet. Unë jam vazhdimisht i informuar për situatën dhe u bëj thirrje banorëve që të jenë vigjilentë gjatë aktivitetit pas tërmetit”, shkruan ai./ Opinion.al