Vijon të përkeqësohet situata e krijuar nga COVID-19 në Spanjë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar 23,580 raste të reja në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, 173 persona kanë humbur jetë në 24 orët e fundit si pasojë e virusit të rrezikshëm, duke e çuar numrin e të vdekurve në 35,639.
Sipas të dhënave një total prej 1,136,503 njerëz janë infektuar me koronavirusi që nga fillimi i pandemisë .
Deputetët në Spanjë miratuan sot kërkesën e qeverisë për të zgjatur për gjashtë muaj gjendjen emergjente shëndetësore, në mënyrë për të frenuar përhapjen e COVID-19.