Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin thotë se e ka ndihmuar Navalnin të largohet nga Rusia për shërim

2020/10/22 at 10:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin thotë se e ka ndihmuar Navalnin të largohet nga Rusia për shërim

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai personalisht ka ndërhyrë, në mënyrë që lideri opozitar rus, Aleksei Navalni të mund të dërgohej në Gjermani për shërim, pasi ishte helmuar me agjentin nervor noviçok në muajin gusht.


Duke folur në media më 22 tetor, Putin po ashtu tha se nëse autoritetet ruse do kishin dashur që Navalni të vdiste, atëherë Moska nuk do ta lejonte që ai të fluturonte drejt Berlinit, ku 44-vjeçari po kurohet pasi helmimi për pak sa nuk i mori jetën.

Navalni, një kritik i madh i Putinit dhe një aktivist kundër korrupsionit, e ka fajësuar presidentin rus, se qëndron prapa helmimit të tij, një akuzë të cilën Kremlini e ka hedhur poshtë.

Autoritetet ruse gjithashtu po përballen me presionin për të nisur një hetim kriminal për rastin e helmimit dhe kanë kritikuar liderët perëndimorë se po kryejnë një fushatë të dezinformimit mbi sëmundjen e Navalnit.

Putin tha se ka kërkuar nga prokurorët rusë që të autorizojnë largimin nga vendi të Navalnit, pasi gruaja e këtij të fundit kishte bërë një kërkesë të tillë.

“Ka pasur kufizime të udhëtimit ndaj tij, që lidhen me hetime për një rast kriminal” ndaj Navalnit, tha Putin, duke shtuar “por, pavarësisht kësaj, i kërkova Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm që të lejojë që ai të largohet”.

Navalni u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia për në Moskë më 20 gusht. Avioni me të cilin ai po udhëtonte bëri ulje urgjente në qytetin siberian Omsk, ku Navalni u shtrua në spital, përpara se autoritetet ruse ta lejonin që ai të dërgohej për shërim në Gjermani.

Ai u lirua nga një spital në Berlin më 22 shtator, pasi kishte qëndruar për trajtim për 32 ditë.

Bashkimi Evropian dhe Britania kanë sanksionuar gjashtë zyrtarë rusë, që besohet se janë përgjegjës për tentim-vrasjen e Navalnit.

Sipas Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike, në Navalnin janë gjetur gjurmë të agjentit nervor noviçok.



Ju sugjerojmë

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

8 Korrik, 2026 8:15 am
Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
Bota

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

8 Korrik, 2026 8:11 am
Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
Bota

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

8 Korrik, 2026 8:04 am
Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
Bota

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

8 Korrik, 2026 8:02 am
“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës
Sport

“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

8 Korrik, 2026 7:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 korrik 2026

8 Korrik, 2026 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8 Korrik, 2026 7:51 am
Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
Para
1 milion euro bari,Kikia- Ahmetajt: E keni bërë 1 mln euro si gjethe rrapi

1 milion euro bari,Kikia- Ahmetajt: E keni bërë 1 mln euro si gjethe rrapi

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 23 tetor 2020

Parashikimi i motit, 31 janar 2020

Parashikimi i motit, 23 tetor 2020
















TE FUNDIT

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
8 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West në Tiranë, duke mbrojtur...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
8 Korrik, 2026

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare...

Lexo më shumë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
8 Korrik, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, duke i...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
8 Korrik, 2026

Irani pretendon se ka shënjestruar 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}